Avioni me të cilin po udhëtonte nga Londra në drejtim të Prishtinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka arritur dje të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe reshjeve të mëdha të borës.
/Shqiptarja.com
Portali “Telegrafi” raportoi se avioni është detyruar të ulet në Aeroportin e Sofjes, në Bullgari, njofton Illyria. Haradinaj po kthehej nga Londra, ku ka marrë pjesë në Samitin WB6, të organizuar nga Banka Evropiane për Zhvillim (BERZH). Në samit morën pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor./telegrafi.com/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









