“Unë nuk mund ta bëj më këtë. Çdo ditë jemi duke gënjyer.” Kjo është fjalia që ka thënë gazetarja e Russia Today menjëherë sapo dha dorëhqjen, në shenjë proteste ndaj mbulimit që ky rrjet i ka bërë rrëzimit të avionit malajzian. Bëhet fjalë për Sara Firth, e cila punonte për RT prej 5 vitesh.
Arsyeja e dorëheqjes së gazetares lidhet me faktin se kanali i lajmeve, i financuar nga Kremlini, është përpjekur të bëjë fajtore qeverinë ukrainase për rrëzimin e fluturimit 17. Firth shton se rrjeti televiziv i “Russia Today” është treguar mospërfillës ndaj fakteve të vërteta.
Gazetarja citon: “Kjo është “Russia Today”, e cila bën inflirtimin e informacionit duke mashtruar hapur publikun”.
Dorëheqja e Firth vjen vetëm pak muaj pasi korrespondentja e RT-së me seli në Amerikë, Liz Uahl, dha dorëheqjen drejtpërdrejt në televizion, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Rusisë në Krime të Ukrainës. Ky rrjet televiziv transmeton program në më shumë se 100 vende të botës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO