Kaplja e avionit të drogës zbulon përmasat e kultivimit të kanabisit në Jug të vendit. Kryeministri Rama do të mbledhë sot parlamentarët e Vlorës dhe Gjirokastrës, me të cilët do të bëjë analizën e zgjedhjeve vendore dhe drogën dhe kultivimin e saj në vend.

Nga Deputetët socialistë do të rikthehen në detyrat partiake që këtë fundjavë. Kryeministri Rama ka njoftuar mbledhjen e parë me deputetët e tij për t’ju rikthyer angazhimeve partiake dhe qeverisëse. Deputetët e qarkut të Vlorës dhe atij të Gjirokastrës do të jenë të parët me të cilët kreu i qeverisë do të nisë punën, i sapo kthyer nga Samiti i Vjenës. Deputetë të këtyre dy qarqeve, konfirmuan për “Shqiptarja.com” se kanë marrë njoftim për një mbledhje që kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri i vendit, Edi Rama do të zhvillojë sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ashtu si dhe mbledhjet e mëparshme të Ramës me kabinetin qeveritar në Vlorë, edhe kjo mbledhje me deputetët e dy rretheve do të zhvillohet në një nga hotelet e njohura të zonës. Mendohet se dy janë pikat kryesore të cilat do të trajtohen gjatë kësaj mbledhjeje: analiza zgjedhore e këtyre dy qarqeve dhe trafiku i lëndëve narkotike në këto zona.