Avioni me drogë, përfundojnë
hetimet për Riformaton e 6 të tjerë

Avioni me drogë, përfundojnë<br />hetimet për Riformaton e 6 të tjerë
TIRANE - Ish-agjenti i antidrogës në Fier Mariglen Ymeraj, piloti italian Giorgio Riformato dhe katër persona të tjerë të akuzuar për trafikimin me avion të 94 kg drogë nga Shqipëria në Itali, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim. Ish-efektivi i policisë dhe njeriu që ka siguruar lëndën narkotike, është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është hetuar në mungesë së bashku me një person tjetër, Gerti Demçe, i implikuar në këtë trafik. Ndërkohë që katër persona të tjerë si Saimir Bajrami, Giorgio Riformato, Aurel Pupa dhe Kleviol Ahmetaj janë arrestuar dhe hetuar me masë sigurimi “arrest me burg”.Për zbardhjen e roleve të gjithë secilit në këtë rrjet, mësohet se kanë kontribuar me dëshmin e tyre Sajmir Bajrami dhe Kleviol Ahmetaj, të cilët kanë treguar me detaje të gjitha veprimet e kryera.

Plani me baxhanakun
Ka rezultuar se i pandehuri Sajmir Bajrami ka marrë përsipër të siguronte lëndën narkotike në Shqipëri kurse i bashkëpandehuri Giorgio Riformato ka marrë përsipër transportimin e drogës nga Shqipëria në Itali në rrugë ajrore me avionin e tij tip ”Piper”. Në funksion të qëllimit të tyre të trafikimit, i pandehuri Sajmir Bajrami ka përshirë në këtë aktivitet dhe baxhanakun e tij të   pandehurin Marenglen Ymeraj, i cili ka qënë efektiv i policisë nga viti 2005 deri në vitin 2013,dhe ka punuar në sektorin e operacioneve speciale në Elbasan, në seksionin e krimeve të rënda në Sarandë, etj.

Në vijim,të pandehurit Sajmir Bajrami dhe Marenglen Ymeraj kanë kontaktuar të  pandehurit Kristjan Demçe dhe Kleviol Ahmeti të cilëve u kanë kërkuar të gjenin dhe disa persona të tjerë, për të sistemuar dhe ngarkuar në avion lëndën narkotike e cila do të trafikohej me avion për në Itali.Për këtë qëllim të  pandehurit Kristjan Demçe dhe Kleviol Ahmeti kanë kërkuar edhe ndihmën e të pandehurve Orgest Bilbili dhe Aurel Pupe, të cilët kanë rënë dakord. Të pandehurit e sipërcituar janë ngarkuar të bënin dhe ruajtjen e vendit derisa të ngarkohej  lënda narkotike në avion.

Hyrja në Shqipëri
Ka rezultuar nga hetimet se i pandehuri Sajmir Bajrami ka hyrë në Shqipëri në datën 07.05.2014, dhe një ditë pas tij në datën 08.05.2014 ka hyrë i pandehuri Giorgio Riformato me avionin e tij tip “PIPER”. Pas mbërritjes në Shqipëri i pandehuri  Giorgio Riformato është akomoduar në hotel “Capital” pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka qëndruar deri në datën 10.05.2014 datë në të cilën është planifikuar të bëhej eksportimi i lëndës narkotike për në Itali.

Provohet se mbrëmjen e datës 08.05.2014 i pandehuri Riformato është kthyer në hotelin “Capital”, së bashku me të bashkëpandehurit Sajmir Bajrami dhe Marenglen Ymeraj, ku këta të fundit pasi kanë lënë të pandehurin Giorgio Riformato janë larguar. Pasi të pandehurit Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami kanë biseduar së bashku mbi modalitetet e kryerjes së trafikimit, kanë vendosur që ngarkimi i lëndës narkotike në avionin e Giorgio Riformatos do të bëhej në plazhin e Divjakës. Pasi i pandehuri Sajmir Bajrami ka siguruar lëndën narkotike, është rënë dakort që lënda narkotike do të transportohej për në plazhin e Divjakës në datën 10.05.2014, ku aty do të ulej i  pandehuri  Giorgio Riformato me avionin e tij dhe do të bëhej ngarkimi në të i lëndës narkotike, me qëllim trafikimin në rrugë ajrore për në Itali.

Thyerja e rrotës
Provohet se në datën 10.05.2014 në plazhin e Divjakës kanë shkuar të pandehurit Sajmir Bajrami, Marenglen Ymeraj, Kristjan Demçe, Aurel Pupe, Orgest Bilbili  dhe Kleviol Ahmetaj.Lënda narkotike është sistemuar dhe futur nëpër thasë, dhe më pas ngarkuar në automjetin fuoristradë dhe në një automjet “Audi”. Në datën 10.05.2014 i pandehuri Giorgio Riformato është ngritur me avionin e tij nga aeroporti i Rinasit rreth orës 13.25.Më pas rreth orës 14:10 në vendin e quajtur “Plazhi i Divjakës”, rrethi i Lushnjës, në afërsi të një objekti trekatësh,është gjetur avioni i të pandehurit Giorgo Riformato,me rrotën e thyer në pamundësi për tu ngritur përsëri.

Në momentin e uljes avionit i është thyer rrota e parë. Ndërkohë të pandehurit e tjerë që ishin duke pritur në vendin e ngjarjes mbërritjen e avionit me qëllim ngarkimin në të lëndës narkotike,Sajmir Bajrami,Marenglen Ymeraj, Kristjan Demçe, Aurel Pupe, Kleviol Ahmeti dhe Orgest Bilbili duke parë se avionit iu thye rrota e parë dhe ngeci në rërë, u larguan nga vendi i ngjarjes.Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes të  pandehurit Aurel Pupe dhe Kleviol Ahmeti kanë hipur në automjetin tip “Audi” ose “Volsvagen” në të cilin ishte ngarkuar lënda narkotike në sasi prej 94 kg.Për shkak se këtij automjeti i është çarë sotokarteri dhe ka filluar të rrjedhi vaj, ata kanë shkarkuar çantat nga makina, kanë braktisur automjetin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
 
Të pandehur
Giorgio Riformato
Sajmir Bajrami
Marenglen Ymeraj
Kristjan Demçe
Aurel Pupe
Orgest Bilbili
Kleviol Ahmeti


Redaskia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)