Vdekja e Prigozhin, aviacioni rus nis hetimet: Avioni fluturoi vetëm 12 minuta, pati turbulenca dhe humbi kontrollin në sekondat e fundit

Vdekja e Prigozhin, aviacioni rus nis hetimet: Avioni fluturoi vetëm 12 minuta, pati turbulenca dhe humbi kontrollin në sekondat e fundit

1692883765_harteprigozhinrrezimiiavionit.jpg
Vetëm 12 minuta ka zgjatur fluturimi i avionit privat të Prigozhin, i nisur nga një aeroport i Moskës drejt Shën Petërsburgut dhe i rrëzuar të mërkurën pasdite në afërsi të rajonit të Tverit.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, por edhe Flight Radar, gjatë udhëtimit të shkurtër, avioni i kreut të mercenarëve rusë Wagner, nuk ka shfaqur anomali serioze, veçse në 30 sekondat e fundit kur ka pasur disa luhatje.

Flight Radar bën të ditur se avioni ndodhej në një lartësi prej 8500 metrash kur filloi befas të humbasë shpejtësi dhe lartësi duke filluar të ulet.

Por më pas avioni sërish ka filluar të ngrihet duke arritur mbi 9 mijë metër lartësi e duke pësuar pastaj rënien fatale që solli përplasjen në tokë. Nga përplasja e fortë është konfirmuar vdekja e 10 personave që ndodhesin në bord, Prigozhin dhe 6 njerëzve të tij, përfshirë edhe krahun e djathtë Dimitri Utkin si dhe 3 pjesëtarëve të ekuipazhit.

Të gjithë trupat janë nxjerrë nga mbetjet e avionit. Ndërkohë mediat ruse bënë të ditur se mbetje të avionit janë gjetur deri 2 km larg vendit ku u përplas. 


Lajmi kryesor:

Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille