Presidenti amerikan, Barack Obama, duke folur nga Shtëpia e Bardhë në Uashington për rrëzimin e aeroplanit malejzian ka thënë se përgjegjësia duhet të ekzistojë për këtë çështje dhe se hetuesit ndërkombëtar duhet të kenë mundesi të plotë dhe të menjëhereshme te vendi ku është rrëzuar aeroplani.
Obama tha se ekipet ndërkombëtare janë të gatshme që të kryejnë hetimin, por separatistët e përkrahur nga Rusia janë duke bllokuar këto përpjekje.
Presidenti amerikan ka thënë veprimet e separatistëve te vendi ku është rrëzuar aeroplani nxisin pyetjen: “Çfarë po mundohen të fshehin ata?”
Lideri amerikan ka shtuar se Rusia dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë përgjegjësi të drejtpërdrejt që të nxisin separatistët që të bashkëpunojnë me hetuesit.
“Barra qëndron mbi Rusinë tani që të insistojë që separatistët të ndalojnë së ngatërruari me hetimet”, ka thënë Obama.
Duke folur për konfliktin që po ndodh në lindje të Ukrainës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se ai ende beson në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike në Ukrainë.
Nëse Rusia vazhdon të përkrahë separatistët që po luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës, atëherë sipas Obamës, Rusia do ta izolojë edhe më shumë vetën ndërsa pasojat vetëm do të rriten.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
(g.f/shqiptarja.com)