Avioni Mh370 ra në Oqeanin
Indian, 239 jetë të humbura
`Nuk ka asnjë të mbijetuar` nga avioni MH370, ky është mesazhi që kompania ‘Malaysia Airlines’, u ka dërguar familjarëve të 239 pasagjerëve që ndodheshin në bordin e ‘Boing 777’ i zhdukur në datën 8 mars. Edhe kryeministri i Malajzisë, Najib Rezak ka thënë se avioni i zhdukur ka përfunduar në ujrat e Oqeanit Indian. (Në foto: Gjatë kërkimeve në det për avionin)
MALAJZI- `Nuk ka asnjë të mbijetuar` nga avioni MH370, ky është mesazhi që kompania Ajrore ‘Malaysia Airlines’, iu ka dërguar në celular familjarëve të 239 pasagjerëve që ndodheshin në bordin e ‘Boing 777’ i zhdukur në datën 8 mars. Gjithashtu edhe kryeministri i Malajzisë Najib Rezak, gjatë konferencës për shtyp të dhënë rreth orës 15 me orën tonë, u shpreh se avioni i zhdukur ka përfunduar në ujrat e Oqeanit Indian.
Rezak nënvizoi se ka marrë të dhëna nga agjencitë e inteligjencës, në të cilat thuhet se pozicioni i fundit i avionit, ka qenë në Perëndim të Perth-it në Australi, larg nga çdo pistë ku mund të bënte uljen e tij. Këto janë informacionet më të fundit zyrtare, që vijnë në lidhje me avionin e zhdukur, pas 17 ditë kërkimesh, ku u mobilizuan disa vende të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve, kërkimet u fokusuan në Oqeanin Indian, pas disa pjesëve të para nga sateliti, që mendohet të jenë të avionit të zhdukur.
Paraditen e të hënës edhe një tjetër avion i kompanisë ‘Malaysia Airlines’, ka bërë një ulje të detyruar në Hong Kong, për shkak të një defekti në një gjenerator.
Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë Kompania Ajrore, ku shpjegohet se avioni MH066 i nisur në orën 23.37 të ditës së diel nga Kuala Lumpur i drejtuar për në Seul, nuk ka mundur të mbërrijë në destinacion duke bërë uljen e detyruar. 271 pasagjerët u transferuan më pas me avionë të tjerë për në Seul.
Kompania ajrore ‘Malaysia Airlines’, konsiderohet si një kompani e besueshme dhe aksidenti më i keq në historinë e saj ka ndodhur në vitin 1977, ku humbën jetën 100 persona.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike
11 Janar, 11:34
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Spiropali-emigrantëve: Regjistrohuni për të votuar, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për dërgesat, por edhe për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33