Avioni në Divjakë, ja policët që
sekuestruan çantat e pilotit

Avioni në Divjakë, ja policët që<br />sekuestruan çantat e pilotit
TIRANE – Policia sekuestroi gjatë operacionit të së shtunës edhe 4 çantat që ndodheshin në avionin e bllokuar në zonën e Divjakës, të pilotuar nga italiani Giorgio Riformato. Burime nga Policia bëjnë të ditur për televizionin A1 REPORT dhe Shqiptarja.com se cantat të cilat tashmë i disponon prokuroria mbanin sende personale të pilotit.

A1 REPORT ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ku duken punonjësit e policisë teksa marrin cantat nga avioni i bllokuar dhe i cojnë në makina.  

Dy makinat të cilat shihen përmes këtyre fotove një Golf gri EL 7117 B dhe një Benz janë të uniformave blu. Arben Sina, që punon pranë stacionit të policisë Divjakë dhe Sheme Kaja, polic në Divjakë janë dy oficerët që kanë bërë sekustrimin e çantave me sendet personale të pilotit italian.

avioni


















(Ne foto, avioni i bllokuar dhe oficerët e policisë që sekuestrojne cantat e pilotit dhe i cojne drejt Golfit, makine e policise)

avioni, giorgio riformato
(Në foto: Piloti Giorgio Riformato duke mbajtur një çantë pas rrëzimit të avionit) Foto të tjera

sajmir bajrami
(Në foto, Saimir Bajrami 35-vjeçari shqiptar i kapur në makinën me 460 kilogramë drogë pranë avionit ) Foto të tjera

Po sot Shqiptarja.com publikon për herë të parë foton e Saimir Bajramit, trafikantit shqiptar të arrestuar të shtunën nga Policia pranë zonës së Divjakës në një makinë me 460 kilogramë kanabis. 

Saimir Bajrami ka dëshmuar sërish ditën e sotme para Prokurorisë, ndërsa ka treguar se plani fillimisht ishte për të ulur avionin në Gjadër.

“Plani ishte për t’u ulur në Gjadër. Dëgjuam në Kuvend se ishte e thjeshtë të uleshe avioni në Gjadër, por për shkak se u bllokua me beton nga FA, u detyruam të bënin trafikun në plazhin e Divjakës.”, dëshmoi Bajrami në Prokurori.

Opozita ka këmbëngulur sërish nëpërmjet akuzave të saj se çantat kanë qenë me drogë dhe janë zhdukur.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", duke shkruar se "është një turp i pashembullt ajo që po bëjnë mediat e Berishës".

“Është një turp i pashembullt kjo që po bën News 24! Nisur nga fotot dhe informacioni i marrë në çast:
 
Dy personat që duken në foto janë dy policë të postës së Policisë Divjakë! Makina Golf 2 është e njërit prej tyre!
 
Çantat janë të pilotit dhe janë sekuestruar nga Policia dhe janë të njëjtat me ato që duken në foto!! Turp e faqja e zezë në shërbim të Sali Berishës!
 
Pas pak emrat e policëve dhe targën e Golf-it!”, shkruan Braçe.

girgio riformato
(Në foto: Shtetasi italian Giorgio Riformato)

momenti i arrestimit te riformatos
(Në foto: Momenti i arrestimit i Giorgio Riformato nga policia) Foto të tjera

selfollari me logocantat e kapura nga policiaSELFOLLARI: ÇANTAT E PILOTIT JANË NË PROKURORI, JANË ME SENDE PERSONALE
Në një deklaratë për mediat, Shefi i Sektorit të Antikrimit, Sokol Selfollari, tha se çantat të cilat duken në fotot e publikuara nga mediat janë sekuestruar nga policia, dhe në to kishte sende personale të pilotit italian, si manuale të avionit, licenca, ilaçe, dokumente të ndryshme, veshje, dhe sende të tjera.
 
“Çantat e shfaqur anë foto janë çantat e pilotit, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Janë çanta me sende personale të pilotit. Kishte manuale të avionit, licenca, ilaçe, dokumente të ndryshme, veshje, dhe sende të tjera të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Makina me targë EL 7117 B është makina e punonjësit të policisë Sina, i cili u dërguar pranë avionit sapo u ul në Divjakë. Ndërsa personi tjetër në foto është specialisti i Krimeve në Divjakë Sheme Kaja”, tha Selfollari.
 
Ndërkaq, shefi i Sektorit të Antikrimit kërkoi që të mos abuzohet me informacionit, duke u shprehur se kjo “përbën keqinformim me keqdashje”.

“Kërkojmë të mos keqinformohet publiku për shkak të informacioneve jo të vërteta apo përshkrim jo në përputhje me realitetin. Abuzimi me informacionin përbën keqinformim me keqdashje”, u shpreh Shefi i Sektorit të Antikrimit, Sokol Selfollari.

avioni, giorgio riformato ]
]
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit