Mustafa Nano: Berisha njeriu më i pacipë e pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë

Sali Berisha

TIRANË- Analisti Mustafa Nano ka ‘shpërthyer’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Nano e cilëson Berishën si një njeri të pacipë e të pështirë. Madje ai shton se njerëz të tillë nuk i kanë parë sytë ndonjëherë, rrallë ndeshen edhe në filma e libra.

“Sali Berisha është njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë, e jo thjesht në jetën reale. Edhe në libra e filma rrallë kam hasur një njeri më të pacipë e më të pështirë. Dhe nuk të zhgënjen kurrë: mbetet i tillë deri në fund”, shkruan Nano.

Në maj të këtij viti, Sali Berisha në cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit u shpall ‘non-grata’ nga DASH, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri.

Ndërkohë, për shkak se SHBA nuk e donte Sali Berishën në Parlament, Lulzim Basha e përjashtoi liderin historik nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha deklaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Basha: SPAK të bëjë vettingun e politikanëve! Brenda javës propozojmë ndryshime kushtetuese edhe për ‘territorialen’ dhe ‘zgjedhoren’