Avioni në Shkup, identifikohen 6
viktimat, 5 italianë e një kosovarEkskluzive/Avioni kaloi mbi ShqipëriVideo/ Ja vendi ku u rrëzua avioni
Video

Avioni në Shkup, identifikohen 6<br />viktimat, 5 italianë e një kosovarEkskluzive/Avioni kaloi mbi ShqipëriVideo/ Ja vendi ku u rrëzua avioni<br />Video
Identifikohen personat të cilët humbën jetën mbrëmjen e djeshme në Shkup ku një avion privat u rrëzua në afërsi të fshatit Vetersko.
 
Mes 6 personave të cilët humbën jetën 5 prej tyre janë shtetas italianë dhe 1 shtetas nga Kosova me nënshtetësi italiane, Visar Degaj.

Mediat bëjnë me dije se humbën jetën Piloti Francesco Montagner, president i aero-klubit sportiv amator të Trevisos, zëvendëspresidenti i këtij klubi Dario Bastasin, Luca Dalle Mulle, Angelo Callegari dhe Ilaria Berti. Ndërsa sa i përket shtetasit nga Kosova citohet se bëhet fjalë për Visar Degaj nga Malisheva.
 
Ndërkohë me herët një zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shkup tha se prej 6 të vdekurve, 2 ishin shtetas të Kosovës me inicialet V.B dhe F.B biznesmen nga Malisheva por që punojnë në Itali.
 
Avioni ishte nisur për fluturim  në orën 14:00nga Aeroporti “Canova” i Trevizos në Itali, ndërsa kishte njoftuar Aeroportin e Shkupit se do të ndalej për t’u furnizuar me karburant por u zhduk nga radarët në orën 17:40 të së martës.Banorët e zonës kanë thënë se kanë parë që avioni të marrë flakë përpara se të rrëzohej

Avioni i rrëzuar rezulton të jetë i tipit “Piper”, prodhim italian por i regjistruar në Gjermani, dhe ka kapacitet prej 6 udhëtarësh. Marrja me qira e këtij aeroplani kushton 500 euro për orë fluturimi.
 
Destinacioni i tyre ishte Kosova ku anëtarët e avionit dëshironin do të merrnin pjesë në ceremoninë për themelimin e qendrës aeronautike të Kosovës në Istog gjatë së mërkurës. Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë të angazhuar në kërkimet e kutinë e zezë për të konstatuar shkaqet e fatkeqësisë.

Një rast i ngjashëm i avionit Piper
Një aksident i ngjashëm  ndodhi edhe në  14 korrik. I njëjti tip avioni Piper 32  në kushte jo të favorshme  u rrëzua  në Slloveni. Në aksident humbën jetën 4 gjerman, piloti dhe 3 pasagjerë. Avioni ishte nisur nga Venezia dhe duhej të mbërrinte në Lipsia në Gjermani.
 
Ambasada e Kosovës në Shkup
“Që nga momenti i fatkeqësisë, ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni dhe është informuar se kanë që rreth 4 aeroplanë të vegjël komercial të nisur nga Italia për në Kosovë por për shkak të motit të keq njëri prej tyre me 6 anëtarë në bord është rrëzuar.

Prej 6 të vdekurve, dy janë shtetas të Kosovës, V. B dhe F. B, biznesmen nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali”, ka thënë një zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shkup.
 
Sipas këtij zyrtari, destinacioni i tyre ka qenë Kosova që të hapnin një qendër aeronautike në Kosovë.
 
“Të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut”, ka thënë ky zyrtar.
avioni



  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar