TIRANË - Janë zbardhur dhe detajet e fundit në lidhje me shpërthimet e në detin Adriatik që trembi durrsakët. Banorët dy shpërthime të forta, që sipas të dhënave të deri tanishme janë shkaktuar nga shpejtësia supersonike e avionëve luftarakë. Ka qenë një avion i Arabisë Saudite, i modelit “Boeing 737” që ndezi alarmin dy ditë më parë në hapësirën ajrore shqiptare, duke bërë që dy avionë “Eurofighter” të ngriheshin me urgjencë nga baza e NATO-s në Puglia të Italisë. Avioni “Boeing 737” i kompanisë “Saudi Arabian Airlines” ka bërë që të shpërthente alarmi në qiell, duke rritur edhe nivelin e gadishmërisë së forcave të NATO.

Avioni kishte humbur kontrollin me kullën për disa minuta dhe më pas kishte dalë edhe nga itenerari i tij. Forcat ajrore shqiptare dhe kulla e kontrollit dhanë alarmin, duke pasur frikën e ndonjë atentati terrorist dhe nga baza e Gioia del Colle, në Puglia, drejt Shqipërisë u nisën dy avionët.

Sipas aeronautikës italiane, “Pasditen e djeshme (9 tetor) qendra e operacioneve të kombinuara ajrore në Torrejon të Spanjës, agjenci e NATO-s, përgjegjëse për sektorin e fluturimit, kishte urdhëruar ngritjen e dy avionëve në qiell, duke lëshuar edhe alarmin në qiellin e Shqipërisë. Dy avionët Eurofighter ishin ngritur brenda pak minutash dhe kishin mbajtur kontakt me radio dhe me radarin e mbrojtjes në Licola në Itali”.

Alarmi ishte dhënë në hapësirën ajrore shqiptare dhe pasi është lidhur kontaktor pamor dhe është parë se nuk kishte asnjë rrezik, dy avionët janë kthyer në bazë ne Itali.

avioni arab
(Me rreth aeroplani arab që vuri në alam autoritetet në orën 16:00 më 9 tetor) vija e kuqe tregon trajektoren që ka përshkruar aeroplani)

avioni arab
(Me rreth aeroplani arab që vuri në alam autoritetet në orën 16:00 më 9 tetor. Vija e kuqe tregon trajektoren që ka përshkruar aeroplani. Majtas aeroplani duke kaluar mbi Durrës dhe hapsirën ajrore Shqiptare, djathtas aeroplani arab duke dalë nga kufiri shqiptar në hapsirën greke drejt kontinentit Afrikan)

avioni me logo
(Foto dixhitale satelitore, avioni arab në hapsirën ajrore shqiptare më 9 tetor)

(Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com (versioni print) 11 tetor 2014)

Redakisia Online
(a.ç/shqiptarja.com)