Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV ku ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha po lobon në SHBA për të hequr arrestin e shtëpisë. Pazaret sipas avokatit po bëhen në Milano ndërsa i përfshirë tha se është edhe Ilir Meta. Ky i fundit tha avokati po lobon që të mos arrestohet.  

“Këtë e keni lajm po ua them unë. Vetëm SPAK nuk i merr vesh këto lajme. Saliu për të blerë pafajësinë e tij dhe për të dalë nga arresti ka vënë në dispozicion 1 miliardë dollarë. Po lobohet për këtë çështje në Amerikë po lobojnë disa çifutë. Ata kanë ardhur. Lobimi dhe Pazaret po bëhen në Milano. Mua më vjen keq se ai është sëmurë momentalisht dhe jam human, por ish prokurori i përgjithshëm vëllai i të cilit ka marrë mbesën e liri Berishës për grua atje bëhen pazaret. Atje bëhen pazaret që Meta të mos shkojë në burg. Pse me pazare do ecim ne shqiptarët. Mirë ne vuajtëm ne, po edhe nipërit dhe mbesat tanë do i lëmë të vuajmë, nuk do u lëmë shtet ligj drejtësi... kjo është çështja”, shtoi ai.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, avokati i cilësoi Berishën dhe Metën njerëzit më të korruptuar në vend që mbajnë në kurriz aferat më të rënda.

“S’ka njeri më të korruptuar se Berisha familja e tij se Berisha e familja e tij. Në çdo privatizim që është bërë është dora hajdute e Sali Betishës e Liri Berishës, e Shkëlzen Berishës e Argita Berishës,  e Ilir Metës e Monika Kryemadhit dhe e banditëve të tjerë që i mbrojnë këta. Këta dy kriminelë e quajnë burgosje politike. Meta ka mbledhur një bandë hajdutësh atje... Atë Xhixhon njëherë që shqiptarëve u erren sytë kur e shikojnë se e dinë çfarë korrupsioni ka bërë babai i saj. Kanë bërë afera të rënda...”, shtoi avokati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

 

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live”, Report Tv ka komentuar përplasjet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit si dhe lëvizjet e fundit në Partinë e Lirisë. Meta dhe Kryemadhi sipas Beqirit kanë krijuar një “teatër politik”, për të mbrojtur pasuritë e përfituara ndër vite. Po ashtu, sipas avokatit, Meta “duhet të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të tregojë të gjitha shkeljet që kanë dëmtuar vendin nga politika”.

“Janë teatër, janë lodra të fëlliqura që ai bën... Bën si i çmendur por nuk është i çmendur. Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja. Ato janë afera të jashtëzakonshme... Meta është larguar nga shtëpia, ka hallin të ruajë pasuritë. Shqiptarët kanë shpërthyer tani, do t’ia thonë të gjitha aferat. Meta është larguar nga shtëpia, ka hallin të ruajë pasuritë. Shqiptarët kanë shpërthyer tani, do t’ia thonë të gjitha aferat.

Tensionet mes Metës dhe Kryemadhit janë teatër. Meta nëse do të kishte cipë do t’i tregonte drejtësisë aferat e jashtëzakonshme dhe që kanë prekur rëndë Shqipërinë. Janë aq tradhtarë në shkallën më të lartë, sa thonë le ti marrin të tërë këto shtetet e huaja por vetëm shqiptarët mos ti marrin. Por bjeri ore në Shqipëri". u shpreh Beqiri.

Ora 18:00
Sulmet ndaj SPAK, avokat Beqiri: Meta në hall të madh, po i shtrëngohet laku! Do të shpëtojë miliardat, kreu i PL-së pronar i kompleksit në Velipojë

Sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, për avokatin Idajet Beqiri tregojnë se kreu i PL-së është në hall të madh. Ndërsa e cilësoi si njeriun më të korruptuar në Shqipëri bashkë me Sali Berishën, Beqiri tha në “Studio Live” në Report Tv se e gjithë përpjekja e Metës është që të shpëtojë pasuritë.

“Ai sulme do bëjë se është njeriu më i korruptuar i shqiptarëve. Nuk ka njeri më të korruptuar se Berisha dhe Meta. Është dora hajdute e Sali Berishës dhe e banditëve të tjerë. Tani dalin nëpër studio të ndryshme për këta të dy kriminelë. Të bëjnë moral prostitutat e Shqipërisë është turpi më i madh për në. Ky është hall të madh se po i shtrëngohet laku. Laku i është hedhur në qafë dhe po i thuhet indirekt, fshiji ca se ke shumë”, tha Beqiri.

Ndërsa theksoi se bëhet fjalë për miliarda dollarë, Beqiri deklaroi se edhe Grand Hotel në Shkodër është i Metës.

“Ky po vazhdon të mbulojë gjurmët e krimit të gjithë pasuritë dhe lekët që ka që ti shpërndajë në shumë duar. U thotë bashkëpunëtorëve ndajuni nga gratë që gjysmën e pasurisë ta marrë njëri e tjetrën tjetri. Ka hallin që të ruajë pasuritë, të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë thotë Meta. Shkoni në Shkodër kompleksi në Velipojë me të vërtet është i atij që figuron. Është i Ilir metës. Grand Hotel në Shkodër është i Metës. Ik pyesni Shkodrën, e gjithë Shkodra e di si është e vërteta. Madje Shkodra ia ka thënë edhe SPAK. Jo vetëm kjo janë miliarda dollarë”, shtoi ai.

Ora 17:48
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?

Për avokatin Idajet Beqiri SPAK duhet të kishte vepruar ndaj Sali Berishës i cili së bashku me dhëndrin Jamarbër Malltezi shkelën arrestin shtëpiak duke dhënë një intervistë për emisionin Report në Rai 3 në Itali.

Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv Beqiri tha se Berisha ka shkelur hapur ligjin dhe se SPAK duhet ta kishte çuar në burg për shkelje të arrestit të shtëpisë.

“Në Kukës ishte në arrest shtëpie i shkoi xhaxhai në shtëpi. Ky doli e përcolli te dera e shtëpisë xhaxhanë dhe menjëherë u arrestua dhe vajti në burg. Kurse ky mban fjalime. U jep mesazhe prokurorëve që do t’ju zhduk kur të vij në pushtet.

Fut si pa të keqe në shtëpinë e tij një grup xhirimi. Armiq të betuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. SPAK nuk mban qëndrim megjithëse është në dritë të diellit që ka thyer arrestin. Nëse komunikon shkon në burg,. Fakti që nuk e çon në burg SPAK do të thotë se SPAK e kemi por e kemi foshnje, e kemi ende një krijesë shumë fraxhile. Po e ruajmë se mos na i japin një goditje shumë të rëndë”, tha Beqiri në intervistën e dhënë për gazetarin Arbër Hitaj.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komunisti: 24/04/2024 14:19

    E kur flet dhe burgaxhiu Idajet Pthuuuuuu fare e keqe.

    Përgjigju
  • abc: 24/04/2024 03:34

    te sekuestrohet ky resort dhe te behet kavalishenca e ushtrise dhe e policise....kurse vilat ne gjirin e lalezit te metes,saliut w te tjereve te behen kamp pioneresh per punonjesit e shtetit,,ata qe paguhen nga shteti,,shendetsia,,arsimi..administrata,,,,.etj..

    Përgjigju
  • '":;,*: 23/04/2024 18:54

    Po mor ta marrsha e din tan Shkodra se Goni asht figurant edhe te Grand Hotel edhe resortin ne Velipoj ka investu Meta-Monika me lekt qe kan vjedh me partin e hajnave dhe prostirucionit qe e ka pas emnin LSI.Ne kto venet e vogla zbulohen shum kollaj hajnat se e njohim te tan njani tjetrin!!!!

    Përgjigju
    • Bond: 24/04/2024 07:39

      Meta ka investuar dhe te Bes Kallaku qe gjasme eshte ndare nga gruaja per te shpeteuar paret e vjedhura.....

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit