Avokat Beqiri: Flamur Noka e ka pas zverkut, aferë me kartat e identitetit dhe pasaportat, SPAK të ndjekë paratë! Ka vilë 760 mijë euro në Lalëz

Avokati i njohur, Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report Tv teksa ka komentuar aksionin e Rithemelimit, tashmë që “frenat” i ka marrë Flamur Noka, pas izolimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, paralajmëroi se është gati të shpërthejë në SPAK dosja me aferat e rënda të deputetit.

Beqiri në një intervistë me Arbër Hitajn tha se Noka do të jetë subjekt i SPAK duke filluar nga pastrimi i parave me vilën në Gjirin e Lalzit, te korrupsioni i lartë, ku sipas tij, dyshohet se është përfshirë deputeti besnik i Berishës. Ai përmendi kontratën koncensionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike kur Noka ishte ministër i Brendshëm.

Flamur Noka bishë e tërbuar, thonë njerëzit çfarë dreqin ka ky me Saliun. Edhe baba ta ketë nuk do bënte kaq kështu sepse nuk po bën Shkëlzeni sa bën Noka. Noka bën se e di që e ka pas zverkut të vetë. Shqipëria dhe shqiptarët e dinë shumë mirë aferën e rëndë që bëri Noka ke kartat e identitetit dhe pasaportat. Kur ishte ministër i brendshëm zgjodhi një shoqëri e cila pasi u hap rruga për të bërë kartat, ajo shoqëria u krijua më pas, ndërkohë që konkurrimi duhet bërë me ato shoqëri që ishin krijuar prej kohësh. Kurse Flamur pasi siguroi milionat e eurove gjeti dhe shoqërinë për t’ja dhënë. Ajo shoqëri 5 milion euro do fitonte pas pas vjetëve. Më pas pas 5 vjetësh kontrata do lidhej 10 vjeçar, do ishte publike do e bënte shteti, më pas shteti do siguronte rreth 200 milion euro. Pa ligj në mënyrë arbitrare, ministri i brendshëm e shtyu kontratën dhe për 10 vjet të tjera. çfarë bëri me këtë aferë ai. Spak e di këtë aferë. Tani të shkojë ku është paraja. Këtë para e mori në këtë aferë, e çoi te liqeni artificial i Tiranës”, tha  Meçe.

Në vijim të kësaj Beqiri u shpreh se Noka "ka vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit" e përmendur dhe në investigimin e Report Tv. Ndërsa hodhi akuza për pastrim parash avokati shtoi më tej se Noka ka blerë edhe 492 m2 apartament për 137 mijë euro në një nga zonat më të shtrenjta, te diga e Liqenit.

"Pallati te diga 492 m2 i ka Flamur Noka. E di me sa e ka marrë, e ka marrë 137 mijë euro. Nëma trefish mua vetëm që ta marr futem me kredi. Ai do luftojë me mish e shpirt ta mbrojë këtë. Është gati të japë jetën për Saliun se mbron veten e vetë, krimin që ka bërë".

Kurse Meçe shkoi më tej duke theksuar se Rithemelimi ka lidhje me shërbimet sekrete të lindjes, ndërsa për Nokën u shpreh se "Noka në 1990 ka qenë agjent i serbëve në Kosovë”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
‘Zhvati naftën me ndihmën e oligarkut rus’, Idajet Beqiri: Albana Vokshi aksionere te kulla 100-katëshe! Ja përse e mbron me luftë Berishën

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv hodhi akuza të forta ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Sipas Beqirit, Vokshi dhe bashkëshorti i saj janë të përfshirë në industrinë e naftës me ndihmën e oligarkut më të madh rus. Avokati shtoi se në kullën 100 katëshe në Tiranë, bashkëshorti i deputetes ka 23% të aksioneve.

“Ne notojmë në kënetë shumë të madhe krimi. Kur je në një krim të tillë edhe SPAK-u edhe strukturat e tjera e kanë jashtëzakonisht të vështirë. Kur je në një kënetë të madhe dhe pak njerëz gjen të papërfshirë, duhet të kesh forcë të madhe. Është e mpleksur Albana Vokshi, ju e shikoni çfarë lufte bën në mbështetje të Sali Berishës. Nganjëherë bëhet bishë e tërbuar në mbrojtje të non-gratës. Pse e bën? Sepse ajo dhe bashkëshorti i saj kanë marrë në dorë naftën. E mori me ndihmën e madhe financiare të oligarkut më të madh rus që është pas asaj shoqërie që na ka marrë naftën ne. Është e rastësishtme që Albana Vokshi dhe bashkëshorti i saj na dalin edhe tek kulla 100 katëshe? Ka 23% të 200 milionë eurove aty.  Si e mori atë? Si u bë 23%? E mori me ndihmën e Albanës, ndihmën e motrës së saj”- tha avokati.

Duke thënë se të sipërlistuarat janë arsye pse Vokshi mbron Berishën në çdo mënyrë, Beqiri tha se ish-kryeministri prishi edhe kontratën 20 vjeçare që një media kishte për truallin në Tiranë, vetëm që ky truall t’i kalonte bashkëshortit të Albana Vokshit

“Trualli tek ‘Shqipëria Sot’, ishte i një televizioni, Saliu brenda shumë pak ditëve ua prishi kontratën 20 vjeçare thjesht që t’ja jepte burrit të Albana Vokshit. Shiko sa i fortë është krimi, shiko çfarë lufte bëjmë ne. SPAK-u me 20 veta do luftojë ndaj këtyre që kanë mbrapa Serbinë, Rusinë, krimin etj”- shtoi Beqiri.

Ora 18:27
Arben Meçe: Flamur Noka ka lidhje me serbët, ka kryer veprimtari anti-shqiptare, në 1990 ka qenë agjent i tyre në Kosovë

 

Flamur Noka në 1990 ka qenë agjent i serbëve në Kosovë”. Kështu deklaroi analisti Arben Meçe në “Studio Live” në Report TV ndërsa argumentoi akuzat e tij ngaj deputetit të Rithemelimit.

“Në 91 të gjitha të dhënat janë se Flamur Noka ka qenë përtej kufirit në Kosovë. Ka bërë veprimtari anti shqiptare. Në Prishtinë është një nga bazat më të rëndësishme të shërbimit serb dhe kjo është e rëndësishme për të kuptuar agresivitetin sot. Aktivizohen se janë grahmat e fundit të rënies së tyre. Një mendje e kthjellët është në gjendje të lexojë cila është perspektiva e Rithemelimit të Berishës. Shpesh operohet me korrupsionin.

Gjëja e parë që bënë u tkurrën dhe u fshehën. Këtu vjen urdhri të gjithë këta kanë një urdhër të veçantë, këta nuk veprojnë vetë janë të urdhëruar të veprojnë për të bërë ata që është më se e lexueshme. Sapo dhatë një seancë në këshill bashkiak është e njëjta skenë që zhvillohet në parlament. Këto aksione kanë një qëllim të sensibilizimit. Në momente sensibilizimi kryejnë dhe funksione të tjera, po stimulojnë dhe nxisin perceptimin e shkatërrimit të shtetit shqiptar duke mos lejuar institucionet të punojnë”.

Sulmet dhe presionet që i bëjnë SPAK, Meçe thotë se nuk janë të pa qëllimshme.

“Për këtë doja të thoja, siç e shikoni sulmi nuk është i paqëllimtë. Është realitet që ne jetojmë në një kënetë të madhe krimi në Shqipëri, jemi në krim të jashtëzakonshëm. Edhe SPAK edhe organet e tjera ligj-zbatuese nuk dinë nga t’ja nisin. Kur je në një kënetë të madhe pas sektorë gjen të pa pleksur.  Duhet luftë e fortë e për këtë duhen financa, por financat janë në duar të kriminelëve. SPAK me 20 vetë do luftojë me këta që kanë pas Rusinë Serbinë krimin e organizuar brenda që edhe të vrasin në rast se denoncon e bën siç kanë vrarë realisht. Edhe baba ta ketë Noka Berishën nuk do bënte kaq kështu”.

Ora 18:25
Arben Meçe: Rithemelimi i lidhur me shërbimet sekrete të lindjes

 

“Në pjesën drejtuese të kësaj partie (Rithemelimit) prej kohësh kanë pasur individë të lidhur me shërbimet lindore dhe sot janë bërë shumë aktivë. Fatkeqësi që ky realitet nuk po lexohet nga forca demokratike dhe populli opozitar”. Kështu deklaroi ish-deputeti Arben Meçe i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv.

“Do bëhen të gjithë përpjekjet. Shpesh të vërteta e shpesh fallso. Institucionin e drejtësisë nuk e shoh më si individ. Unë e shoh si një sistem që po konsolidohet drejt asaj që ne të gjithë kemi artikuluar, ato teza që kemi mbrojtur. Në këtë kuadër edhe individë të cilët falë lidhjeve miqësore falë aferave falë lidhjeve politike e falë dhe faktorëve të tjerë të cilët në kuadër të luftës së ftohtë do ti konsiderojmë gjithmonë. Bota kërkon ndryshimin e rendit dhe debati i madh që po bëhet është e lidhur me luftën e rendeve dhe të sistemeve. Ne shpesh e shohim si luftë shtetesh është luftë totalitare”, shtoi ai.

Ora 18:20
Rithemelimi subjekt i SPAK, Idajet Beqiri: Për korrupsion ata kanë vrarë

 

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report TV foli për përpjekjet e Rithemelimit për të pasur ndikim në drejtësi, ndërkohë që po hetohet afera të rënda si në rastin e Sali Berishës.

“Duan me çdo kusht ta mbajnë të pushtuar pushtetin ligjor. Duke patur me vete atë monopol ata për korrupsion edhe kanë vrarë. Kur ka zhvillime të tilla të forta që i jep goditjen e duhur pandëshkueshmërisë dhe i hap rrugën një sistemi drejtësie dhe një pushteti gjyqësor që vartësinë e vetme e ka nga ligji, në një situatë të tillë do i ngulin kthetrat do luftojnë të kapin çfarë mund të kapin dhe të jenë pjesë e tij që tu shpëtojnë këtyre goditjeve. Është luftë për jetë a vdekje e mendojnë si rrugë që mund ta mbrojnë veten e tyre që të mbrohen nga krimet që kanë bërë. Në gjykatë kushtetuese ndahen kush janë të Metës dhe të Berishës dalin kundër çdo vendimi. Edhe pse duhet të jenë ajka e gjykimit në Shqipëri sepse çdo gjë e shikojnë me syrin e zbatimit. Një situatë e tillë është dhe ën gjykata të tjera në rrethe nëpër Shqipëri. Një pjesë e kthyer në këlyshë të Berishës e pjesa tjetër që po përpiqen të punojnë”, tha ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uran: 01/02/2024 08:49

    Keshtu do perfundoj e te gjithe ata qe guxojne te ngrejne krye.

    Përgjigju
  • zalo: 01/02/2024 04:39

    ia ka lene nena dhe ketij malokut te derrit.shtepine...spaku ta arrestoje kete hajvan....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite