​Dhoma Kombëtare e Avokatisë , sqaron në një deklaratë për mediat vendimin për bojkotin 3 ditor të seancave gjyqësore nga avokatët në të gjithë Shqipërinë.

“Një situatë e tillë buron nga detyrimet financiare në lidhje me kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që duhet të përballojë avokati, si pasojë e ndryshimeve ligjore të miratura sëfundmi, nëpërmjet të cilave vendoset paga preferenciale për efekt të llogaritjes dhe pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore,” thuhet në deklaratën e DHKA.

Sipas saj, ndryshimet e miratuara nga qeveria bien ndesh me normat kushtetuese, kanë karakter diskriminues dhe pasoja falimenti për një pjesë të konsiderueshme të avokatëve.

“Vendimi për bojkotin e avokatëve ka si qëllim mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të drejtave kushtetuese në Shqipëri që janë të rrezikuara nga ligje të gabuara,” shkruhet më tej në deklaratën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Këshilli i Përgjithshëm i DHKA pritet të dal sot me një vendim mbi përshkallëzimin e bojkotit deri në reagimin e qeverisë.

keshilli avokatise dokument 1

kehsilli avokatise dokument 2

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)