Seanca në ngarkim të Kristian Shkrelit, kreu i bashkisë Vau Dejës nën akuzë për korrupsion në zgjedhje po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve. Dëshmitari Anton Lumi këmbënguli se nuk e njeh kryebashiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.

Dëshmitari Tela ka shtuar se ky proces po bëhet qesharak sepse sipas saj kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim përsa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.

Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prençi.

Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.

Dëshmitari Prek Kotaj

SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë. Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?

Dëshmitari: Nuk e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte dhe vendalinj dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë

SPAK: Ju çfarë pune do bënit?

Dëshmitari: Do shtrija kabull

SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë

Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni

Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?

Dëshmitari: Jetmir Deda

Avokatët e kryebashkiakut: Kjo është rutinë?

Dëshmitari: Po po

Avokatët e kryebashkiakut: Kristjan Shkrelin a e njeh?

Dëshmitari: As e njoh as kam folur me të

Avokatët e kryebashkiakut: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?

Dëshmitari: Shtroj kabëll me këmbaleca

Avokatët e kryebashkiakut: OSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç fadromë?

Dëshmitari: Nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete

Avokatët e kryebashkiakut: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin

SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit Klaudio Fusha sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë në çmim gjykatës

Dëshmitari Kastriot Gavoci

SPAK: Dëshmitar ku punoni?

Dëshmitari Gavoci: Punoj pranë bashkisë se Vaut të Dejës prej tetë vitesh punoj si shofer

SPAK : Çfarë makine?

Gavoci: Fadromë e verdhë.

SPAK : A mund të dëshmoni nëse keni punuar apo jo në një linjë elektrike të fshatit Stajkë, Vau i Dejës, qoftë hapje apo mbyllje gropash apo vendosje shtyllash?

Dëshmitari: Ndërmarrja jonë është vetëm për rrugë e kanale.

SPAK : A jeni në dijeni për linja elektrike?

Gavoci: Merr në telefon kryeplaku dhe thotë se është problem rruga. Unë jam banor i fshatit Stajkë dhe telat bien rrugës. Si fshat është zonë e madhe, është e hapur. Janë bërë rrugë, investime, nuk e di se kur janë bërë këto investime.

SPAK : Nëse ju orientoj me zgjedhjet e 11 majit, janë bërë para apo pas zgjedhjeve?

Gavoci: S’e mbaj mend, për Zotin.

SPAK : Kë ke drejtor në ndërmarrje?

Gavoci: Besmirin, s’ia mbaj mend mbiemrin.

SPAK : A ju ka orientuar ky person për punime për linjën e Stajkës?

Gavoci: Jo.

Avokatët e kryebashkiakut: Cilat janë detyrat e tua?

Gavoci: Jam katunar dhe puna ime është të bëj kujdes, të punoj, mos me pi.

Avokatët: Mos me pi?

Gavoci: O zonjë, s’duhet me pi kur jam në punë.

Avokatët e kryebashkiakut: Çfarë mjeti përdor në punë?

Gavoci: Përdor fadromë, targat s’i mbaj mend se ka 20 e ca vjet dhe u kanë rënë. Ka ngjyrë të verdhë.

Avokatët: A keni patur probleme me energjinë elektrike?

Gavoci: Vazhdojmë të kemi probleme me energjinë elektrike, ik e eja, na thonë se do bëhet remont.

Avokatët: Po rruga?

Gavoci: Ata e kanë të shtruar, ua ka bërë firmë private, janë të kënaqur.

Edhe për këtë dëshmitar, SPAK kundërshton dëshminë në gjykatë të Gavocit, sepse ndryshe ka pohuar gjatë hetimeve paraprake. Dëshmitari ka thënë gjatë hetimeve: “Më telefonoi drejtori im që të shkoja për shtyllat, pashë gropat e hapura dhe kujtoj se shtyllat vendoseshin me vinç dhe unë me fadromë bëja mbylljen e tyre.”


Lajmi kryesor:

Dyshohet se u bëri rrjet elektrik banorëve në këmbim të votës/ Gjyqi për kryebashkiakun Shkreli, dëshmitarët ndërrojnë deklarimet, SPAK i kundërshton