Seanca në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës Kristian Shkreli i akuzuar për korrupsion në zgjedhje është shoqëruar me debate të ashpra mes avokatëve dhe Prokurorisë së Posaçme.
Shkreli dyshohet se ishte i angazhuar në zgjedhjet e majit 2025 për të ndërtuar linjën elektrike në fshatin Stajkë, në këmbim të votës së banorëve të Partinë Socialdemokrate.
Prokurorët i pyetën dëshmitarët nëse kishin pas komunikime me Shkrelin gjatë asaj periudhe por ata e mohuan, madje shumica deklaruan që as nuk e njihnin.
Gjatë seancës, SPAK kundërshtoi padinë e 3 prej tyre; Anton Lumi, Klaudio Fusha dhe Kastriot Gavoci, me pretendimin se ata e kanë ndryshuar atë që kanë deklaruar gjatë hetimeve paraprake dhe më pas në gjyq.
Elektriçistët Lumi e Fusha deklaruan se kishin shkuar në fshatin Stajkë për të shtruar kabllo, por Shkrelin nuk e njihin e as e kishin takuar.
Dëshmitari Prek Kotaj: Unë punoj elektricist pranë OSHEE Shkodër. Në fshatin Stajkë është bërë një remont dhe kemi shkuar si grup, të cilin na e ka caktuar drejtori. Nuk e di në çfarë periudhe, por mbaj mend që kemi hequr disa kabuj të vjetër dhe vendosur të rinj. Nuk e njoh Kristian Shkrelin. As nuk jam përfshirë në asnjë zgjedhje.
SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë. Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?
Dëshmitari Prek Kotaj: Nuk e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte dhe vendalinj dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.
***
Avokatët e kryebashkiakut: Kjo është rutinë?
Dëshmitari Jetmir Deda: Po po
Avokatët e kryebashkiakut: Kristjan Shkrelin a e njeh?
Dëshmitari: As e njoh as kam folur me të
Pas kësaj dëshmive, i menjëhershëm ishte reagimi i avokatit të kryebashkiakut Kristjan Shkreli.
“Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin”, tha ai.
Sipas SPAK, gjatë fushatës se 11 majit, Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për PSD-në”. Seanca e radhës në ngarkim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës është caktuar më 19 maj.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Seanca në ngarkim të Kristian Shkrelit, kreu i bashkisë Vau Dejës nën akuzë për korrupsion në zgjedhje po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve. Dëshmitari Anton Lumi këmbënguli se nuk e njeh kryebashiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.
Dëshmitari Tela ka shtuar se ky proces po bëhet qesharak sepse sipas saj kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim përsa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.
“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prençi.
Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.
Dëshmitari Prek Kotaj
SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë. Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?
Dëshmitari: Nuk e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte dhe vendalinj dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë
SPAK: Ju çfarë pune do bënit?
Dëshmitari: Do shtrija kabull
SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë
Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni
Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?
Dëshmitari: Jetmir Deda
Avokatët e kryebashkiakut: Kjo është rutinë?
Dëshmitari: Po po
Avokatët e kryebashkiakut: Kristjan Shkrelin a e njeh?
Dëshmitari: As e njoh as kam folur me të
Avokatët e kryebashkiakut: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?
Dëshmitari: Shtroj kabëll me këmbaleca
Avokatët e kryebashkiakut: OSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç fadromë?
Dëshmitari: Nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete
Avokatët e kryebashkiakut: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin
SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit Klaudio Fusha sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë në çmim gjykatës
Dëshmitari Kastriot Gavoci
SPAK: Dëshmitar ku punoni?
Dëshmitari Gavoci: Punoj pranë bashkisë se Vaut të Dejës prej tetë vitesh punoj si shofer
SPAK : Çfarë makine?
Gavoci: Fadromë e verdhë.
SPAK : A mund të dëshmoni nëse keni punuar apo jo në një linjë elektrike të fshatit Stajkë, Vau i Dejës, qoftë hapje apo mbyllje gropash apo vendosje shtyllash?
Dëshmitari: Ndërmarrja jonë është vetëm për rrugë e kanale.
SPAK : A jeni në dijeni për linja elektrike?
Gavoci: Merr në telefon kryeplaku dhe thotë se është problem rruga. Unë jam banor i fshatit Stajkë dhe telat bien rrugës. Si fshat është zonë e madhe, është e hapur. Janë bërë rrugë, investime, nuk e di se kur janë bërë këto investime.
SPAK : Nëse ju orientoj me zgjedhjet e 11 majit, janë bërë para apo pas zgjedhjeve?
Gavoci: S’e mbaj mend, për Zotin.
SPAK : Kë ke drejtor në ndërmarrje?
Gavoci: Besmirin, s’ia mbaj mend mbiemrin.
SPAK : A ju ka orientuar ky person për punime për linjën e Stajkës?
Gavoci: Jo.
Avokatët e kryebashkiakut: Cilat janë detyrat e tua?
Gavoci: Jam katunar dhe puna ime është të bëj kujdes, të punoj, mos me pi.
Avokatët: Mos me pi?
Gavoci: O zonjë, s’duhet me pi kur jam në punë.
Avokatët e kryebashkiakut: Çfarë mjeti përdor në punë?
Gavoci: Përdor fadromë, targat s’i mbaj mend se ka 20 e ca vjet dhe u kanë rënë. Ka ngjyrë të verdhë.
Avokatët: A keni patur probleme me energjinë elektrike?
Gavoci: Vazhdojmë të kemi probleme me energjinë elektrike, ik e eja, na thonë se do bëhet remont.
Avokatët: Po rruga?
Gavoci: Ata e kanë të shtruar, ua ka bërë firmë private, janë të kënaqur.
Edhe për këtë dëshmitar, SPAK kundërshton dëshminë në gjykatë të Gavocit, sepse ndryshe ka pohuar gjatë hetimeve paraprake. Dëshmitari ka thënë gjatë hetimeve: “Më telefonoi drejtori im që të shkoja për shtyllat, pashë gropat e hapura dhe kujtoj se shtyllat vendoseshin me vinç dhe unë me fadromë bëja mbylljen e tyre.”
Komente










