TIRANE- Deputeti i PS Armando Prenga që prej mesnatës të së shtunës mbahet i izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës, në njërën nga dhomat e shoqërimit të personave VIP. Sipas avokatit Baftjar Rusi, Prenga nuk ka pasur asnjë problem me shëndetin e tij dhe se nuk ndihej i emocionuar nga kjo ngjarje, kjo pasi e cilëson veten të pafajshëm.
Ka qënë mesdita e djeshme kur deputeti Prenga është vizituar nga avokati Rusi, i cili është njohur nga klienti i tij lidhur me rrethanat e ngjarjes. Rusi ka nënvizuar se Armando Prenga nuk ka qënë në ambjentet e komisariatit të Kurbinit dhe se arrestimi i tij nga policia e Laçit sipas tij është i paligjshëm.
Paligjshmëria në gjykatë
Avokati Rusi në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com” deklaroi se e gjithë praktika e përdorur nga policia për arrestimin e deputetit është e paligjshme dhe se ka për të dalë nul në gjykatë. Sipas tij në këtë arrestim nuk janë kushtet e flagrancës dhe se këto pretendime do i ngrejë në seancën gjyqësore në Gjykatën e Lartë dhe në Komisionin e Mandateve.
Avokati Rusi pohoi se arma e zjarrit me të cilën ka qëlluar Armando Prenga është me leje të lëshuar nga vetë institucionet e shtetit, ndërkohë që deklaratat e policisë apo prokurorisë se deputeti akuzohet për armëmbajtje pa lejë, ai i ka quajtur shpifje. I pyetur nga gazeta se si ndihej shëndeti i deputetit Prenga brenda ambjenteve të policisë së Tiranës, avokati ka sqrauar se Prenga gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka pasur asnjë anomali. Rusi shpjegoi se gjatë takimit Prenga nuk i ka kërkuar asnjë medikament mjekësor apo t’i kishte pohuar se nuk ndihej mirë nga shendeti.
Brenda 48 orëve
Prokuroria e Përgjithshme sqaruan se fill pas ndalimit të Prengës në kushtet e flagrancës është njoftuar Prokurori i Përgjithshëm i cili pritet që brenda 48 orëve t’i kërkoj Kuvendit lejen për ndjekjen penale të deputetit. Pas lejes nga parlamenti pritet që prokuroria të hënën pasdite të dërgojë në Gjykatën e Lartë për masë sigurie Prengën për shkak se kjo gjykatë ka kompetencën e vlerësimit të arrestit ndaj një deputeti. Sipas burimeve të prokurorisë Prenga dyshohet për plagosje me armë dhe për pasojë, prokuroria pritet t’i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Lartë duke kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”.
Deputeti i PS disa minuta përballë prokurorit
Akuza eskpertim armëve, dyshime se Prenga mbante pistoletë pa leje
Drejtori i Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme Kosta Beluri ka marrë në pyetje deputetin e PS Armando Prengën, në ambjentet e policisë së Tiranës. Prenga gjatë dëshmisë së tij të shkurtër nuk ka pranuar të ketë plagosur asnjë person duke shtuar se kishte qëlluar me armë në ajër, vetëm kur ishte ndjerë i kërcënuar në pritën e fshatit Fushë-Kuqe në Laç. Pas këtyre fjalëve, Prenga ka refuzuar të flasë rreth konflikteve me familjen Cali, duke shtuar se gjithçka do e tregojë në gjykatë ose në parlament, nëse kolegët e tij do e thërasën për verifikimin e mandatit.
Aktualisht çështja kundër deputetit është marrë në dorë nga prokurori Kosta Beluri dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Pritet që në ditët në vijim me urdhër të prokurorit Beluri, të dërgohen për ekspertizë armët e krimit të sekuestrura në vendgjarje dhe disa gëzhoja.Ky veprim hetimor, do kryhet për të krahasuar nëse gëzhojat janë qitur nga e njëjta pistoletë që Prenga disponon me lejë, apo nga ndonjë armë që ai mund ta sigurojë pa lejë.
Gjatë ekzaminimit të gjurmëve të barutit në duart e deputetit Prenga ka rezultuar positive. Ndërkohë në vijim do thiren për të dëshmuar dhe shumë persona të tjerë, mes të cilëve edhe anëtarët e familjes Cali në Kurbin me të cilën anëtarët e familjes Prenga janë përplasur fizikisht. Ngjarja e rëndë ka shkatuar 7 të plagosur lehtë, ndërkohë që konflikti kishte disa muaj që qëndronte i ndezur mes dy familjeve laçiane. Konflikti mes tyre tashmë ka përfunduar në dyert e gjykatës administrative, ku pritet një vendim se kush do të shfrytëzojë për peshkim lagunën e Patogut në bregdetin Adriatik.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com