Avokati Beqiri: Ja pse erdhi Fatmir Haklaj në Tiranë, video që donte të merrte

Avokati Idajet Beqiri tha se Fatmir Haklaj kishte ardhur në Tiranë për të marrë një video nga dy persona të cilët kishin regjistruar thirrjen e Berishës gjatë një mitingu në Tropojë ku Berisha kërkon Shkëlqim Haklajn gjallë a vdekur në Tiranë. Sipas avokatit, Azemi i kishte thënë babait të Haklajve, Muharremit në takimin e 2 shtatorit  se pikërisht këto dy persona e kishin këtë kasetë me zërin e Berishës, për këtë arsye Fatmir dhe njerëzit e tij kishin ardhur për të marrë kasetën dhe për të mbyllur çështjen me Hajdarin dhe se Berisha ishte përgjegjës për vrasjen e Shkëlqimit.

"Pse ishte Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia ishin në Tiranë? Këtë gjatë Haxhia do e thotë në gjykatë ku do të shfaqen edhe dy video dhe emrat konktretë të dëshmitarëve që do të dilnin atë natë dhe do t'i jepnin videon. Jaho Mulosmani të sqarojë të gjithë detajet e ngjarjes, kush e nxori Hjadarin, pse agravoi dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata donin këtë kasetë. Ata quanin të larë Hajdarin dhe se vrasja e Shkëlqim Haklaj ishte nga Berisha. Ky ishte thelbi i takimit", tha Beqiri.

Sipas avokatit që të zbulohet e gjithë ngjarja zbardhja e fabulës që përfundoi me fundin tragjik të Azem Hajdarit duhet të nis që nga qershori me arrestimin e  Sadedin Haxhisë dhe Halil Haklaj, pasi aty nis dhe ngjarja se si Fatmir Haklaj dhe Izet Haxhia u bënë bashkë, në një kohë kur nuk kishin asnjë afrimitet.

"Ne do japim komplet fabulën që më herët se 2 shtatori pasi do i duhet gjykatës, që nga qershori i arrestimit të Sadedin Haxhisë dhe Halil Haklaj se po nuk u shpjegua mirë ai moment  nuk bën dot lidhje mes Fatmir Hakjalt dhe Izet Haxhisë pse ishin bashkë, ata nuk afroheshin kurrë, çfarë ngjarje i afroi. Kur ta dëgjojë gjykata këto që është me prova që do të vërtetojmë pse u ndodh Izet Haxhia atë ditë bashkë me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmani atje ku ndodheshin", tha Beqiri.


Lajmi kryesor:

Avokati i Izet Haxhisë: Hajdari nuk u vra për hakmarrje, por motiv të mirëfilltë politik ku përfitoi Berisha! Saliu të sqarojë 5 telefonatat e bëra Azemit në Lushnje dhe 20 të tjerat para se atë ta nxirrnin në pritë


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë