Avokati: Drejtori i Arkivit në hetim se po grabit pronat e shtetit, Tufa ka dosje të 530 kriminelëve të komunizimit sot me pushtet (VIDEO)

TIRANË- Avokati i Agron Tufës, drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Kujtim Cakrani ka deklaruar në studion e Report TV se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin ndaj drejtorit të Arkivit të Shtetit, Ardit Bido. Përballë gazetares Ina Qirjo, Cakrani ka deklaruar se Bido dhe ekspertë të tjerë të këtij institucioni janë vënë në hetim, pas denoncimeve se në Arkivin Qendror të Shtetit janë futur dokumente të falsifikuara me qëllim grabitjen e pronës shtetërore.

"Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur procedimin penal ndaj një personeje që ka futur dokumente në Arkivin Qendror të Shtetit dokumente poronëse. Aktualisht ka nisur një procedim penal, pas kallëzimit që është bërë nga një qytetar për drejtorin e institucionit, Ardit Bido, duke vazhduar më pas me të gjithë grupin e kriminalistës që vërteton dokumentet arkivore dhe grupin e ekspertëve, historianëve pranë Arkivit se në mënyrë kriminale dokumente gjoja të vjetra të falsifikuara për të grabitur prona shtetërore dhe kanë hyrë nga jashtë me një mënyrë kriminale, prej katër muajsh është bërë publike", tha Cakrani.

Ai ka sqaruar edhe arsyet se përse prej muajsh, drejtori Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa dhe ai, për shkak detyrës së tij si avokat po kërcënohet nga persona anonim. Cakrani ka deklaruar se Tufa ka një dosje ku janë të përfshirë emra që sot kanë poste drejtuese dhe në të kaluarën kanë kryer krime, kanë persekutuar dhe plaçkitur. Cakrani tha se vetëm në Policinë e Shtetit janë 530 emra, duke hedhur dyshime se janë pikërisht këta persona të kësaj dosjeje që po kërcënojnë pasi nuk duan që të dalin në dritë e shkuara e tyre e errët.

"Nga puna e përditshme ka bërë që të zbardhin disa krime dhe t'i materializojnë në libra dhe revista, madje edhe raportonte, se dihet që raporton më fund në Kuvendin e Shqipërisë. Ka ardhur si pasojë e zbardhjen e krimeve, ai ka kërkuar heqjen e filmave komunist se krijonin një imazh negativ dhe nuk pati një reagim të fortë nga autorët, por nga persona që ishin jashtë këtij konteksti. Si persona që janë me funksione të larta dhe ato që kanë qenë më parë. Duke qenë se te këto dosje është krimi 75 vjeçar dhe persona q kanë kryer krimet i ke në Institucionet e larta të shtetit, ose fëmijët e tyre se Tufa në raportin vjetor ka dhënë emra, 530  personazhe që janë vetëm në kupolën e policisë së shtetit. Janë në dije të këtij raporti dhe të këtyre krimeve dhe kërkojnë që të heqin të kaluarën e tyre në ato dosje. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë dhe ministri nuk do ata ndalojë këtë masakër, nuk do t'i kemi më këto emra, por do të kemi vetëm emrat e spiunëve  të rëndomë apo informatorëve, por jo të personave kriminal që kanë vrarë, persekutuar, plaçkitur dhe për këtë jam  shqetësuar se nuk do të kemi më memorie", shtoi Çakrani.

Në studion e Report TV, Cakrani ka hedhur akuza edhe për Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit (AIDSSH), sipas së cilit është krijuar në kundërshtim me ligjin, pikërisht për t'i shkatërruar këto dosje.

"Autoriteti ka më se tre vjet që po ushtron këtë aktivitet, më thoni vetëm një rast të vetëm që ka informuar lidhur me kriminelët e shtetit, por vetëm për informatorët që janë detyruar dhe jo për ato persona që sot janë në parlament, kupolën e lartë të shtetit se ai institucion po i merr me qëllim shkatërrimin e tyre. Jam i sigurt se kam prova. Arkivi ruhet në ministrinë e Brendshme, asnjë institucion tjetër s'duhet t'i marrë. Ligji nuk e lejon që këto të bëhen pjesë e autoritet të hapjes së dosjeve", shtoi avokati Cakrani.

Në fund bëri dhe një thirrje për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

"Lleshja të marrë masat e duhura që ia ka kaluar autoritet të nxjerrë një urdhër tjetër dhe t'i kthejë në Ministrinë e Brendshme, sepse autoriteti për hapjen e dosjeve nuk është arkiv, por institucion informues", përfundoi Cakrani.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve