Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, pas ‘divorcit’ të kreut të Partisë së Lirisë me avokatin Kujtim Cakrani.
Avokati Musta u paraqit ditën e sotme në GJKKO, ku do të mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika Kryemadhit për dosjen ku ata akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Musta ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit, i shkarkuar nga procesi i vettingut në sistemin e Drejtësisë. Ndërkohë edhe vetë Ilir Meta ka deklaruar në Gjykatë se avokati i tij do të jetë Bujar Musta, ndërkohë që ish-Presidenti ka revokuar prokurën për Kujtim Cakranin.
Lajmi kryesor:
Meta-Kryemadhi një strategji në GJKKO, duan pavlefshmëri provash: U morën në shkelje të ligjit! Shtyhet seanca











