Darko Butigan, avokati kroat i Ismail Morinës thotë se klienti i tij nuk mund të ekstradohet në Serbi, pa u trajtuar më parë kërkesa e tij për azil politik.
Në një komunikim telefonik për Report Tv nga Kroacia, Butigan flet për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Supreme që la në fuqi atë të shkallës së parë për ekstradimin e Ballistit në Serbi.
"Vendimi Gjykatës Supreme kroate i pritshëm ishte i prishtëm. Por Morina nuk do ekstradohet pa mbaruar procedura për azilin", tha ai.
I pyetur sesa shanse ka Ballisti të përfitojë azilin në Kroaci, avokati u përgjigj se mundësitë janë të mëdha.
"Morina ka shanse të shumta që të përfitojë azil politik në Kroaci", tha Butigan.
Gjykata Supreme e Kroacisë vendosi një ditë më parë që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi për t’u gjykuar për ngritjen e dronit para tre viteve në ndeshjen mes Serbisë dhe të Shqipërisë.
Gjykata e Lartë e Kroacisë konfirmoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut dhe rrëzuar ankimin e avokatit duke i hapur rrugën ekstradimit të shqiptarit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com