Avokati Kujtim Cakrani është larguar nga seanca paraprake që po mbahet për dosjen Meta. Para gazetarëve, ai tha se së pari gjykata duhet të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështa. Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi. Po ashtu tha se dosja duhet të kthehet për hetim në SPAK.
“Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor. Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme...unë s’e kuptoj. Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtjeshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti Dumani është ndër tre prokurorëqt që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim. E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para kuvendit i kemi ktyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. Nuk mund të mendoj se si do të ngrihet zonja Gjoka në mëngjes. Unë nuk po bojkotoj, kam bërë një kërkesë, po pres vendimarrjen e gjykatës se çfarë do të vendosë me zonjën Gjoka.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Provat e reja për lobimin e LSI në SHBA, avokati i Metës: Dosja të kthehet për hetim në SPAK, të përjashtohet Gjoka! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO










