Seanca paraprake në GJKKO për dosjen e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të tjerëve është shtyrë për në datën 17 nëntor, ora 09:00. Shkak u bë kërkesa e avokatit të Metës, Kujtim Cakrani për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja. Avokati, i cili braktisi seancën, tha për gazetarët se së pari gjykata duhet të shprehet për këtë kërkesë të bërë më herët prej tyre.
Sipas tij, gjyqtarja Gjoka është në konflikt interesi pasi po hetohet nga SPAK për akuzat e ngritura më herët nga Sali Berisha se ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi. Mbrojtësi i Metës kërkoi gjithashtu që dosja të kthehet për hetim në SPAK, duke argumentuar se Prokuroria e Posaçme ka shkelur procedurën duke dërguar një provë të re që lidhet me pagesat për lobimin e LSI-së në SHBA, ndërkohë që hetimet i ka mbyllur që më 28 korrik dhe e ka çuar dosjen për gjykim.
Një kërkesë të tillë e bëri me dije edhe Monika Kryemadhi pas daljes nga gjykata duke pretenduar se nuk ka prova të reja të ardhura nga SHBA, por se bëhet fjalë thjesht për kthimin e përgjigjes lidhur me letërporosinë që u bë një vit më parë nga SPAK. Këtë të fundit e shënjestroi teksa tha se është e faktuar që LSI ka paguar aq sa ka deklaruar edhe kompania GSIS në SHBA, duke shtuar se "pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexuesit financiar të SPAK ose me keqdashësi për vendosjen në një pozitë të vështirë për akuzën e ngritur."
“Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtejshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka.“, tha avokati Cakrani.
“Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GSIS.”, u shpreh Kryemadhi.
Provat e reja të ardhura nga SHBA u paraqitën nga SPAK në seancën e kaluar të seancës paraprake. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Ish-deputetja Monika Kryemadhi tha për gazetarët pas daljes nga GJKKO, ku u shty seanca paraprake për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
Nuk kurseu sulmet ndaj SPAK, teksa tha se "Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi për vendosjen në një pozitë të vështirë për akuzën e ngritur."
"Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabuar për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit, nuk po quaj falcifikatorët por do të shikojmë. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëSisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GSIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Pretendimet nga prokuroria kanë të bëjnë ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi për vendosjen në një pozitë të vështirë për akuzën e ngritur. Ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, dhe gradacelat në Angli e Amerikë dhe milionat në ofshore, por kemi ngelur te heqja e mitrës së Kryemadhit në 2019 ”, tha Kryemadhi.
Avokati Kujtim Cakrani është larguar nga seanca paraprake që po mbahet për dosjen Meta. Para gazetarëve, ai tha se së pari gjykata duhet të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështa. Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi. Po ashtu tha se dosja duhet të kthehet për hetim në SPAK.
“Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor. Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme...unë s’e kuptoj. Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtjeshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti Dumani është ndër tre prokurorëqt që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim. E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para kuvendit i kemi ktyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. Nuk mund të mendoj se si do të ngrihet zonja Gjoka në mëngjes. Unë nuk po bojkotoj, kam bërë një kërkesë, po pres vendimarrjen e gjykatës se çfarë do të vendosë me zonjën Gjoka.”, tha ai.
Komente











Kete te shkretin duan ta denojne 20+ vite burg...veshtire se e shofim me. Do jete 80 vjec kurr te dali
Përgjigju