Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani shënjestroi gjyqtaren e seancës paraprake Irena Gjoka, për të cilën tha se ia ka thënë në sy në sallë që po shantazhohet nga prokurorët pasi është në hetim. Sipas tij, gjyqtarja nuk mund të pezullojë afatet e paraburgimit për Metën pasi ai ndodhej në sallën e gjyqit.
Edhe prokurorët e SPAK, sipas tij, shkelën ligjin duke vazhduar hetimet ndërsa kanë depozituar dosjen në gjykatë.
“Mungonte një nga përfaqësuesit ligjorë të zonjës Kryemadhi dhe seanca u shty. Organi i procedurës cuditërisht kishte sjellë edhe prova të reja, të cilat ajo që ishte administruar në datën 1 tetor e më pas që dmth se edhe pse hetimet kanë përfunduar, vazhdojnë të kryejnë akoma hetimet. Kjo është e rrezikshme sa i përket Kodit të Procedurës dhe ligjit në tërësi sepse nëse përfundojnë hetimet, organi i procedurës përfundon aty aktivitetin e tij hetimor. Kjo që kanë bërë sot prokurorët e SPAK është shkelje e rëndë e procedurës dhe kushtetutës. Do të njihemi me provat e reja. Kjo ka krijuar debat në sallë se kemi kërkuar llogari pse vazhdon hetimet edhe pse kanë përfunduar. Ne sot kemi pasur tension me gjykatën. Ne e kemi me gjyqtaren. Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren, e cila sot ka marrë një vendim të rrezikshëm tjetër, duke vazhduar pezullimin e afateve të paraburgimit të Metës edhe pse kam qenë prezent. Zonja Gjoka nuk është gjyqtare e aftë edhe juridikisht, por e kapur politikisht. E shantazhueshme edhe juridikisht nga ana e SPAK se është në hetim. Ne do vazhdojmë betejën për largimin urgjent të kësaj gjyqtare.", tha Cakrani.
I pyetur për letërporosinë nga SHBA, ai tha:
"Ka patur letër porosi, në SHBA vazhdon për çështjen e lobimit. GSIS kishte marrë një pagesë nga një biznesmen që nuk ka as firmë as vulë nga Meta dhe as llogari bankare nga LSI. Ne nuk na shqetëson letërporosia si provë, por fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake. Kjo është e tmerrshme. Do të flas me zotin Meta dhe do të mbajmë qëndrimin tonë sa i përket Irena Gjokës, me këtë është e vështirë për të vazhdojmë procesin gjyqësor. Unë prezent aty ajo pezullon afatet se mungon një avokat i një të pandehuri tjetër. Në vendime thuhet se kur mungon pa arsye avokati i të pandehurit,. Unë jam aty jam prezent dhe ajo vazhdon pezullon. Çfarë t’i bëj Irena Gjokës kur ajo është në shantazh. Ia thashë në sy se ty prokurorët ty të shantazhojnë dhe po të hetojnë. Halli i saj është se ka mashtruar drejtësinë. “, tha Cakrani.
Lajmi kryesor:
Lobimi në SHBA, SPAK me provë të re! Meta: Gënjeshtër! Avokati: E paligjshme! Shtyhet seanca paraprake në GJKKO











