TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar për videon ku një minoren dhunohet nga policia, pasi hoqi një flamur kuq e zi nga një shtyllë në rrugë.
Përmes një deklarate për mediat Avokati i Popullit shprehet se “sikurse duket dhe në videon e bërë publike në media, nga punonjësit e policisë është ushtruar dhunë ndaj një të mituri”.
Më tej në deklaratën e Avokatit të Popullit thuhet se një grup hetimor i ngritur për këtë cështje identifikoi se ngjarja kishte ndodhur në komisariatin nr.2 në Tiranë dhe ndërkohë që po bëhen verifikime për të dalë në përfundime të detajuara.
“Avokati i Popullit filloi shqyrtimin e rastit me iniciativë. Për shqyrtimin e tij u dërguan një grup ekspertësh të Avokatit të Popullit bashkë me ekspertë të Komitetit të Helsinkit.
Nga verifikimet dhe hetimet u identifikua komisariati në të cilin kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja kishte ndodhur në Komisariatin nr. 2 në Tiranë.
Në bashkëpunim me drejtuesit e komisariatit u bë e mundur identifikimi i punonjësve të policisë, të cilët siç shihet në video kanë ushtruar dhunë ndaj një të mituri. Grupi i ekspertëve ka marrë në pyetje këta punonjës.
Grupet hetimore po vazhdojnë verifikimet e këtij rasti për të dalëe në përfundime më të detajuara” thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com