Avokati i Popullit Endri Shabani është takuar sot me Ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Pjesë e takimit ishte edhe Avokati i Popullit të Kosovës, Naim Qelaj.

Sipas mediave kosovare, Shabani dhe Qelaj do të kenë edhe një takim tjetër me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi.

Këto takime vijnë në kornizën e vizitës së Shabanit në Kosovë ku është takuar me përfaqësues të ndryshëm të shtetit dhe institucioneve.

Lajmi në përditësim