TIRANE – Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Prokurorisë së Pukës që të ndjekë penalisht shefin e Komisariatit të këtij qyteti si dhe pezullimin e tij nga detyra për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 29 qershor në fshatin Qelës ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën katër të tjerë.
Sipas Avokatit të Popullit policia e Rrethit Pukë ishte në dijeni të konflikteve mes dy familjeve por i ka injoruar ato, duke mos kryer kështu funksionet e saj në parandalimin e krimit.
“Nga ana jonë u provua plotësisht se qëndrimi i punonjësve të Komisariatit të Policisë Pukë, duke filluar nga Shefi i Komisariatit dhe punonjësit e tjerë është i kundërligjshëm. Ky qëndrim - duke e fshehur kallëzimin e bërë nga pjestarët e familjes së viktimave për dy vepra penale të rënda dhe reagimet e tyre për t’i “zgjidhur” problemet me mënyra e mjete të kundërligjshme, - sikurse është bërë në këtë rast, - dhe njëkohësisht duke moskryer detyrimet e ngarkuara me ligj, ka sjellë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e disa shtetasve, madje nisur nga rrethanat, gjykojmë se kjo ngjarje mbart edhe rrezikun që vrasja të shndrrohet në seri vrasjesh për gjakmarrje ndërmjet dy familjeve, siç edhe ka ndodhur në raste të kësaj natyre”, thuhet në një njoftim të Avokatit të Popullit.
Sipas këtij institucioni, shefi i Komisariatit të Pukës dhe punonjësit e tjerë “fshehën konfliktin kryesor të ndodhur para vrasjes”.
Avokati i Popullit është i mendimit se pretendimet e familjarëve të viktimave “se shkak për ndodhjen e kësaj tragjedie ka qenë Komisariati i Policisë Pukë, qëndrojnë” pasi qëndrimi i mbajtur nga autoritet vendore të rendit është “në kundërshtim të hapur me detyrimin ligjor”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com