Avokati i Popullit, Gjiknuri: S'mund të votonim kandidatin e politizuar të PD! Dvorani gjithnjë i sulmuar nga opozita! Lokalet? 40 bashki të sigurta për PS

TIRANË- Figura e Avokatit të Popullit duhet të jetë një figurë konsensuale, në mënyrë që ky institucion të mos kthehet në zyrë partie! Me këtë argumentim, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se nuk mund të votonin kandidatin e politizuar të Partisë Demokratike, Ledio Braho, për Avokat të Popullit, pasi ishte një figurë shumë e ekspozuar politikisht. Jam i bindur, u shpreh Gjiknuri, se do të gjendet dikush mbi palët, ndërsa ftoi opozitën që të propozojë një emër tjetër.

Avokati i Popullit presupozohet figurë konsensuale dhe në të kaluarën përpjekjet kanë qenë që të gjendet një figurë e pëlqyer nga opozita por të mos kthehet më pas në zyrë partie. Nga diskutimet, u përfundua se emri në fjalë, është shumë i politizuar dhe është zgjatim i PD në gjithë aktivitetin e zyrës së Avokatit të Popullit.’- u shpreh Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Gjiknuri i ka cilësuar si spekulime, akuzat e opozitës se mazhoranca po bënte pazare për të votuar si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Ardian Dvoranin. Kjo sipas Gjiknuri u faktua edhe nga rezultati, pasi shumica e votave të kryera me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës, treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota për një shumicë të caktuar. Te gjitha aludimet e opozitës u shpreh Gjiknuri, ishin për të goditur figurën e Ardian Dvoranit.

Mazhoranca e ka një shpjegim përse i dha vetëm 14 vota pro Ardian Dvoranit, të vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kampion i luftës kundër korrupsionit. Sipas tij, Kuvendi gjithnjë ka ndjekur një qasje që kur ka një renditje nga KED, e cila mund të përmbyset vetëm me 84 vota dhe ka qenë që mos të bëhen përpjekje për të rrëzuar kandidaturën e vlerësuar nga një organ më i specializuar.

“Mendoj se është spekulim që ka pasur një pazar apo këmbim të votave për kandidatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit dhe Ledio Brahos. Shumica e votave të realizuara me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota të një shumice të caktuar. Kjo është përgjigja e vërtetë dhe këtë e konfirmojnë faktet.’- tha Gjiknuri.

Sa i takon pritshmërisë për fitimin e bashkive, Gjiknuri tha se Partia Socialiste pret që të fitojë jo më pak se 40 bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që të fitonte edhe më shumë bashki, pasi alternativa përballë PS nuk ngjallë besim tek qytetarët.

Duke u ndalur tek përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Gjiknuri u shpreh se PS do të vijojë që të ndjekë të njëjtën strategji ku fillimisht do të kryejë konsultë brenda partisë në lidhje me emrat, e më pas do ta konsultohet me qytetarët. Gjiknuri e bëri të qartë se PS nuk do të zhvillojë primare. Nga ana tjetër Gjiknuri kritikoi primaret e Berishës, ku tha se nuk bëri zgjedhje, por caktoi kandidatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:54
Gjiknuri: Patronazhistët, militantë që punojnë me laps e me letër për të arritur objektivat

 

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri gjatë një konference për gazetarët i pyetur në lidhje me çështjen e patronazhistëve u shpreh se ato janë militante që punojnë me laps dhe me letër për të arritur objektivat.

‘Patonazhistët, është thjeshtë një aktivist parti që punon me letër dhe me laps. Kur them me laps dhe me letër do të thotë që merre të dhënat me vullnet të lirë për qytetarët. Organizmi partiak e ka këtë avantazh PS, pasi punon ndër vite. Kjo është diferenca me PS. PS është parti e strukturuar. Kështu ka qenë e ndërtuar shoqëri shqiptare, e bazuar tek njerëz që kanë strukturë dhe punojnë për partinë. Nuk ka pse të mërzitet njeri nga militantët që punojnë me laps dhe letër. Ne punojmë me laps dhe me letër për të arritur objektivat. Këta mendojnë se ne do rrijmë 8 vite dhe i bie të ikim. Nuk ka asgjë të keqe tek ky sistem i partisë.’- u shpreh Gjiknuri.

Ora 11:50
Zgjedhjet lokale të 2023, Gjiknuri: 40 bashki i kemi të sigurta! Me kundërshtarët që kemi përballë mund të fitojmë më shumë

 

Gjiknuri tha se priste që partia Socialiste të fitonte jo më pak se 40 bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai tha se nuk përjashtohej mundësia që të fitonte edhe më shumë bashki, pasi alternativa përballë PS nuk ngjallte besim tek qytetarët.

“Nuk zbresim nën 40 bashki, kjo nuk diskutohet. Shifra mund të jetë edhe më e lartë por varet nga dinamika dhe organizimi ynë. Duke parë qeverisjen dhe trashëgiminë lektorale dhe alternativën përballë dalim natyrshëm në këtë përfundim. Edhe ju edhe pse nuk doni ta pranoni këto janë llogaritë elektorale kur nuk ke asnjë alternativë tjetër përballë. Alternativa e besueshme mund të kthente kahje, por këtu kemi të njëjtët njerëz që nuk kanë asnjë bagazh pozitiv të qeverisjes së tyre”-tha Gjiknuri.

Ora 11:46
Kandidatura e Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit, Gjiknuri: Opozita ka ngritur pritshmëri që nuk lidhen me realitetin

 

I pyetur mbi kandidatin që PS do të vendosë përballë kanidaturës së Luçiano Boçit për bashkinë e Elbasanit, Gjiknuri tha se nëse kryebashkiaku aktual, Gledian Llatja do të rikandidonte sërish, do të fitonte sepse përfaqësonte një frymë të re.

Ai tha se opozita kishte krijuar pritshmëri që nuk lidhej me realitetin dhe se Elbasani do të fitohej sërish nga socialistët në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Unë kanm bërë konsultimet e nevojshme,. Llatja ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka pëlqyeshmëri nga qytetarët dhe sondazhet e kanë treguar këtë gjë.

Përtej fryrjes së garës së Elbasanit dhe Durrësit, mendoj se më shumë është një pritshmëri e ngritur brenda tyre sesa lidhet me realitetin. Mendoj se Elbasanin do e fitojmë sepse Llatja gëzon respekt dhe përfaqëson një gjë të re, ndërsa Boçi ka mbi 20 vite në politikë dhe në Elbasan ka humbur zgjedhjet e vitit 2007 kur PD ishte në qeveri. Mua më pëlqejnë garat e forta. Më shumë se politika e luftës së Tiranës, qytetarëve të Elbasanit u intereson qeverisja e qytetit jo bunkerizimi nga PD”-shtoi Gjiknuri.

Ora 11:42
Kandidatët për ‘Lokalet’, Gjiknuri: Konsultohemi me partinë dhe qytetarët! PD shiti primaret si demokratike, nuk ishin të tilla

 

Partia Socialiste do të vijojë të njëjtën strategji për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fillimisht do të kryejë konsultë brenda partisë në lidhje me emra, e më pas do ta konsultohet me qytetarët. Kështu bëri të ditur në një konferencë për mediat Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i PS-së, i cili po ashtu kritikoi primaret e Berishës, ku tha se nuk bëri zgjedhje, por caktoi kandidatë. Nga ana tjetër Gjiknuri e bëri të qartë se PS nuk do të zhvillojë primare.

‘PS do të miratojë një udhëzim, qoftë për kandidat apo kryetar bashkie. Parlamentet vendore kanë shumë rëndësi. Këshillat vendore humbën rëndësinë e tyre. Ato janë shumë të rëndësishme. Ne do të vazhdojmë konsultimin e partisë dhe do të shkojmë edhe jashtë partisë. Për në është e rëndësishme q ëkandidatët të jenë të pëlqyer nga qytetarët dhe jo vetëm nga ai barku i vogël partiak. PS ka zgjedhur këtë metodologji. Kemi pasur primare në 2007, por përkundrazi ne i humbëm disa komuna. Nuk ka një strukturë të pavarur që të menaxhojnë votën brenda partisë. Shiten si demokratike por nuk prodhojnë asnjë proces kualitativ dhe as demokratike. është njësoj si të krahashosh zgjedhjet e ’92 me’96. PS do i qëndrojë strikt, pëlqyeshmëria e partisë, e publikut dhe garancitë që jep kandidatit.’- u shpreh Gjiknuri.

Ora 11:33
Gjiknuri për votimin elektronik në zgjedhje: Ka kosto shumë të shtrenjta! Nuk i kemi kushtet ekonomike

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë dhe vendi aktualisht nuk i kishte kushtet ekonomike të duhura.

“Sistemi elektronik mund të jetë e ardhmja por kostoja e aplikimit arrin në milionë dollarë. Shqipëria nuk i ka kushtet, këtë duhet ta pranojmë. Jemi në vështirësi ekonomike. Të gjitha këto të çojnë në kontekstin që e gjithë kjo është e

Asnjë palë nuk mund të thotë se u transformua procesi nga momenti i hedhjes së votave në kuti deri në numërim. Kushdo shqiptar e di se është e pamundur të fshihet një veprim i paligjshëm gjatë votimit sepse është i mbikëqyryr nga kamerat. Teknologjia nxjerr  rezultatin në kohë por ka edhe një kosto. Një gjë unë e them edhe si ekspert, një njeri që hedh votën në kuti, ajo votë do i numërohet”- u shpreh Gjiknuri.

Ora 11:31
Benet Beci kandidat i PS-së për bashkinë e Shkodrës? Gjiknuri: Do t’i bënte nder, është i përshtatshëm

 

Në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri është pyetur në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet e vendore të 14 majit 2023. Konkretisht Gjiknuri u pyet nëse do të jetë Benet Beci kandidat i PS-së për bashkinë e Shkodrës. Sipas Gjiknuri ai do ti bënte nder qytetit dhe se është një kandidaturë e përshtatshme, por nuk konfirmoi nëse do të jetë Beci.

‘Kandidat natyrshëm që mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do ti nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë dhe përtej partisë di ti bënte nder Shkodrës dhe mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm. Për të mirën e shkodranëve do të ishte mirë të ishte kandidat.’- tha Gjiknuri.

Ora 11:30
Si ka mundësi që ‘kampioni i drejtësisë’ Dvorani mori vetëm 14 vota? Ja si përgjigjet Gjiknuri

 

Damian Gjiknuri sekretar i Përgjithshëm i PS-së është pyetur në lidhje me votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Ardian Dvorani një ditë më parë në Kuvend ku mori vetëm 14 vota. Gjiknuri tha se Kuvendi ka ndjekur vijën e propozimeve nga KED.

‘Ai është një votim i fshehtë. Ju e dini se Kuvendi ka ndjekur një qasje që kur ka një renditje nga KED e cila mund të përmbyset vetëm me 84 vota ka qenë që mos të bëjmë përpjekje të bëjmë përmbytje të një organi që ka vlerësuar më mirë. Kjo është qasja që zgjodhi PD. Nuk kishim se pse ti hynim një fushatë për të blerë vota. Ndikimet në të mirë të karrierës. Si do ishte e ndershme për të përmbysur, siç u aludua, pasi u bë me qëllim. Të gjitha ato aludime që dolën në media, ishin pikërisht për të goditur figurën e tij. Atë dhe për të lidhur PS-në për të nxjerrë diçka që nuk ekziston. Ishte një proces normal.’- u shpreh Gjiknuri.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/12/2022 02:11

    Dvoranit ja kane friken te dy palet,i vleresuar nga nderkombetaret,eshte nga ata lloj personash qe asnje ballkanas turkoshak i korruptuar nuk do te donte te perballej me te.Teknikalitetet pse nuk u votua,jane vetem justifikime pa vlere.Sa per votimin elektronik,kuptohet qe asnje politikan shqiptar nuk e deshiron (kuptohet pse),teknikalitetet dhe arsyet e mosarsyes jane justifikime pa vlere.Nuk te detyron kush o Gjiknur te modernizosh votimin menjehere ne te gjithe vendin o Gjiknur,por ama nese modernizoni cdo qytet nje nga nje per cdo rradhe zgjedhjesh,vjedhjes se votes mund t'i vije fundi gradualisht.Por ju nuk doni,ashtu sic nuk keni vullnet per t'ju dhene te drejten e votes emigranteve.E dini shume mire se vendosja e votimit elektronik dhe vota e emigranteve do te shenoje fillimin e fundit per te gjithe klasen politike te sotme te te gjithe kraheve.

    Përgjigju
  • Ura e thive: 23/12/2022 19:01

    Kolec komenti yt asht 100% i vertete.

    Përgjigju
  • Koleci: 23/12/2022 16:35

    Zoti Gjiknuri! Eshte e kote ti kerkosh vota atij qytet per PSne!se ai qytet nuk do shtet,nuk do taksa ,nuk dojne te paguajn drita,por dojne vetem anarshi,se ashtu i ka mesuar Berisha ne qeverisjen e tij! Prandaj ju nuk fitoni ne ate Qytet me shum banda.

    Përgjigju
  • gjiknuri: 23/12/2022 12:55

    po moren 21 bashki ata te opozites do te thot qe jane shume mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd