Avokati i Popullit i kërkon Nokës:
Bëj regjistrimin e romëve

Avokati i Popullit i kërkon Nokës:<br />Bëj regjistrimin e romëve
Avokati i Popullit i kërkon qeverisë dhe Ministrisë së Brend shme rregjistrimin e romëve dhe njohjen e pronësisë së vendeve ku strehohen për sa kohë qëndrojnë aty. Përmes një drafti të detajuar institucioni i Avokatit të Popullit kërkon ndryshimin e katër neneve të ligjit për Gjendjen Civile, sipas të cilat ky komunitet jo vetëm do të identifikohet por do të fitojë edhe disa prej të drejtave themelore të njeriut. Sipas ankesat të paraqitura në Institucionin e Avokatit të Popullit, është konstatuar që këta banorë nuk kanë në pronësi banesa e as kontrata qeraje, në vendet ku qëndrojnë aktualisht e sipas parashikimeve ligjore në fuqi, dhe për këtë arsye pjestarët e komunitetit rom e kanë praktikisht të pamundur të transferojnë vendbanimin nga njëra njësi e qeverisjes vendore në tjetrën. "Ndaj sugjerojmë që në Ligjin Nr.10129 datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile", i ndryshuar (i ndryshuar), të parashikohen dispozita tranzitore të kufizuara në kohë, të cilat të konsiderohen si masa të veçanta të përkohshme për këtë komunitet, me synimin e integrimit të tyre social", thotë Avokati i Popullit.

NDRYSHIMET NE LIGJ
Ndryshimet në ligj prekin nenet e ligjit për Gjendjen Civile me qëllim që të garantohet rregjistrimi i familjeve të minoritetit rom, në vendet ku ata janë vendosur, dhe më tej të realizohet mundësia e përfitimit të tyre nga mbrojtja sociale, programet e punësimit, programet sociale të strehimit etj.

REKOMANDIMET

Avokati i Popullit Igli Totozani i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Flamur Nokës dhe për dijeni kryeministrit Berisha me katër rekomandime për strehimin e komunitetit rom. "1.Që për mbrojtjen e interesave jetësore të komunitetit rom në Shqipëri, të ndërmerrni iniciativën për ndryshime në Ligjin Nr.10129 datë 11.05.2009 "Për Gjendjen Civile", në menyrë që brenda një afati të kufizuar kohor (të paktën 1 vjeçar), të lehtësohen nga afatet e parashikuara në ligj, si dhe t'u njihet mundësia e rregjistrimit apo ndryshimit të vendbanimit edhe nëse nuk plotësojnë dokumentacionin e parashikuar për këtë qëllim, në gjendjen civile ku janë vendosur aktualisht. Afati i propozuar prej Institucionit të Avokatit të Popullit, mund të vlerësohet nga institucioni juaj, mbi mundësinë e zbatimit të tij në praktikë, me qëllim integrimin në shoqëri të minoritetit rom.

2.Në nenin 2, të shtohet pika 9, me përmbajtjen e mëposhtme: "9.Banesa që nuk kanë statusin e vendbanimit", janë banesa të ndërtuara si konstruksione të përkohshme dhe jo të qëndrueshme, përfshirë edhe ato në të cilat banon minoriteti rom."
3.Në nenin 15, në fund të pikës 3, propozojmë të shtohet fjalia me përmbajtjen e mëposhtëme: "3.Familjet që deklarohen se i përkasin minoritetit rom, të cilat do të rregjistrojnë ndryshimin e vendbanimit, në banesa që nuk kanë statusin e vendbanimit, përjashtohen nga afati i përcaktuar në këtë pikë, deri në 31.12.2013."
4. Në nenin 22, në fund të pikës 1, propozohet të shtohet fjalia me përmbajtjen e mëposhtëme: "Për familjet të cilat deklarohen se i përkasin minoritetit rom, zyra e gjendjes civile në territorin e të cilës janë vendosur, rregjistron deklarimin e vendbanimit të tyre edhe nëse nuk paraqesin dokumentacionin e përcaktuar në këtë pikë, të këtij neni". Në përputhje me nenin 22 të Ligjit Nr.8454 datë 04.02.1999 "Për Avokatin e Popullit", plotësuar me Ligjin Nr.8600 datë 10.04.2000, ndryshuar me Ligjin Nr.9398, datë 12.05.2005, ku thuhet shprehimisht se; "Organet të cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar një rekomandim, duhet ta shqyrtojnë rekomandimin dhe të kthejnë pergjigje brenda 30 ditësh nga data e dërgimit të rekomandimit". Lutemi, pas shqyrtimit, të na vini në dijeni për qëndrimin Tuaj ndaj këtij rekomandimi", thuhet në raportin e përgatitur nga Avokati i Popullit.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne