Avokati i Popullit/ PS dakord me propozimin e Alibeajt: 2 kandidaturat e PD-së të pranueshme

TIRANË- Partia Socialiste është shprehur dakord për 2 kandidaturat e propozuara nga opozita për Avokatin e Popullit, që janë Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla tha se këto 2 emra janë të pranueshme edhe për mazhorancën.

“Kemi pasur një diskutim lidhur me Avokatin e Popullit, ka qenë Mediu që ka kërkuar që të 11 kandidaturat e propozuara me firma deputetësh nga opozita të hynë për votim dhe ajo që kemi bërë shumë të qartë është fakti se ka një detyrim kushtetues që përcakton numrin e votave që duhet të marrë një kandidat, që është jo më pak se 3/5, ka një traditë që ka parashikuar që nga miratimi i Kushtetutës në 1998 që ka të bëjë me nevojën e një propozimi që vjen nga opozita dhe dakordësinë që jep maxhoranca dhe unë e kam bërë të qartë që kemi marrë zyrtarisht nga grupi i PD, si grupi më i madh i opozitës, nga Alibeaj që ka komunikuar publikisht 2 kandidatura të pranueshme, në një prej mbledhjeve vijuese të grupit të PS ne do t’i shqyrtojmë për t’i shprehur dhe pastaj kanë të drejtën për të hyrë në seancë që të shqyrtojmë kandidaturat e PD kështu që shumë e afët në një prej seancave që do vijojnë”, tha Balla.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit ishte parashikuar të bëhej në muajin korrik, por nuk u arrit dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës, për këtë arsye u shty. Në listën e kanidiadtëve për Avokatin e Popullit pati aplikuar edhe Erinda Ballanca që e mban këtë post aktualisht, por duket se nuk është përzgjedhur nga PD.

Si zgjidhet Avokati i Popullit? 
Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit të Kuvendit për çështjet ligjore që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë, sipas vlerësimit të Komisionit. Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.

Kushtet për t’u zgjedhur Avokat i Popullit
Avokat i Popullit mund të jetë çdo person që plotëson këto kushte:
a): të jetë shtetas shqiptar.
b): të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
c): të shquhet për aftësi profesionale dhe figure të pastër etiko-morale;
ç): të mos jetë dënuar penalisht
d): të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin a zgjedhjen e tij.

 

Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Balla: Berisha duhet të sqarojë me UDB-në

 

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka hedhur akuza në drejtim të Sali Berishës, duke thënë se duhet të sqarojë pozicionin e tij me UDB-në.

“E bëri se e bindi apo se e bindi me lekët te xhepi? Sali Berisha është në borderonë e Kremlinin preh jush vite, madje ka qenë që kur thyente embargon ndërkombëtarë kundër Milloshevic. Që Berisha duhet të sqarojë dhe marrëdhënien dhe me UDB, është e vërtete që është edhe një parti tjetër e përfshirë në çorbën ruse dhe që në ditët dhe në javët në vijim, pasi siç ndodhi me dokumentin sekret të CIA-s”, tha Balla.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen