TIRANE - Avokati i Popullit, Igli Totozani reagon në lidhje me situatën e sotme, pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ujësjellësat e disa qyteteve në vend, nga kompania CEZ Shpërndarje.
Përmes një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit u rikujton të gjitha palëve se e drejta për ujë është një vazhdim i të drejtës të jetës të afirmuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut. Ajo reflekton domosdoshmërinë e këtij burimi të jetës njerëzore.
Avokati i Popullit sjell në vëmendje se Rezoluta GA- 10967 e Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së, e miratuar në 28 korrik të viti 2010 njeh aksesin në ujin e pijshëm dhe instalimet sanitare si një e drejtë e njeriut.
“Sipas rezolutës së Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së e drejta për ujin konsiderohet si një e drejtë njerëzore universale dhe thelbësore.
Qytetari shqiptar nuk mund të jetë përgjegjës dhe aq më tepër të pësojë penalitete për marrëveshje, apo kontrata të cilat zbatohen, apo nuk zbatohen dhe për të cilat qytetari nuk është palë dhe nuk ka firmosur.
Në çdo rast palët kontraktore duhet të negociojnë dhe të zgjidhin çdo mosmarrëveshje bazuar në mirëkuptim dhe në bazë të parashikimeve kontraktore dhe legjislative në fuqi midis tyre duke mospërfshirë, apo penalizuar qytetarët”, deklaroi në konferencën për media zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Elona Demollari.
Në këtë kuptim Avokati i Popullit fton të gjitha palët të abstenojnë nga veprimet, apo mosveprimet, të cilat në mënyrë direkte, apo indirekte rrezikojnë të cenojnë këtë të drejtë themelore dhe thelbësore të njeriut.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com