Avokati i Zogut të Tiranës për Shqiptarja.com: Hermesi është viktimë e prostitucionit, ka bërë të njëjtën punë si vajzat

Avokati i Zogut të Tiranës për Shqiptarja.com: Hermesi është viktimë e prostitucionit, ka bërë të njëjtën punë si vajzat

TIRANE - Tre agjentë të sektorit të Trafiqeve pranë drejtorisë së Policisë Tiranë, janë paraqitur në mesnatë në ambientet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë arrestuar pronarin e një servisi nga Laçi, A.G, moderatorin Hermes Nikaj dhe një vajzë me inicialet D.N. Arrestimi i tyre është kryer në orën 01:55 të datës 24 nëntor, pasi policia dhe prokuroria e Tiranës, kishin dyshime se ata po kryenin marrëdhënie seksuale në grup kundrejt pagesës. Këto dyshime ishin përforcuar akoma dhe më tepër nga vëzhgimi në terren dhe përgjimet telefonike të kryera përreth 1 vit me urdhër të prokurores Anila Galanxhi. Në momentin e arrestimit, tre personat ishin të veshur me të brendshme dhe në dhomë policia ka konstatuar dy shishe shampanjë dhe disa gota, por jo lëndë narkotike dhe sende të tjera të paligjshme.

I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit.

 Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj që njihet si "Zogu i Tiranës" kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të personit tjetër A.Gj.

“…Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Pritet që në ditët në vijim Nikaj dhe personat e tjerë të arrestuar për akuzën e “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni” të dalin para gjykatës së Tiranës ku do të njihen me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest shtëpie”, që do kërkojë prokuroria e kryeqytetit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermali: 26/11/2019 05:31

    Edhe nese ka prostituuar apo eshe prostituuar,keto foto kush I ka nxjerre????OPGJ-ja apo policia????Po te drejta njeriu ka?Arrestoje,gjykoje,denoje,por foto mos ju shit apo dhuro gazetareve,se ne fund te fundit eshte jeta e dikujt aty. Pse per te tjeret nuk ka dale foto????Mos I denigroni njerezit keshtu!!!Po te kete avokat te zotin,jua nxjerr nga syte policeve keto foto....

    Përgjigju
  • Populli: 26/11/2019 00:51

    O Edi Rama edhe avokatet qe mbrojne kriminelet dhe hajdutet jane pjese e KCK prandaj edhe atyre bjwru. Sidomos atyre qe shesin pasurite kombetare si Duks dhe Dervishi qe shiten stadiumin kombetar sikur jua kishin lene eterit e tyre.

    Përgjigju
    • ani: 26/11/2019 04:53

      je ne vete ca thu o bole, per ket gjo perzume enverin

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë