Avokati tregon si po i kalon Meta ditët në burg: Ja çfarë më tha

 

Avokati Kujtim Cakrani, që asiston avokatin e Ilir Metës Genc Gjokutaj, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, mbrëmjen e sotme, tregoi gjendjen e Metës, pasi prej datës 23 tetor ndodhet në paraburgim tek një nga qelitë në burgun 313-të në Tiranë.

 “Gjendja e tij, deri 2 orë më parë që isha me Gjokutajn ishte e mirë, ishte lartë edhe nga ana morale, ishte i qartë edhe për veprimet e policisë dhe SPAK dhe tha se janë të dirigjuara politikisht, ky është vlerësimi i tij deri në këtë moment. Dua të sqaroj që Meta nuk është i akuzuar, por është person nën hetim dhe s’ka ende një akuzë të ngritur ndaj tij. Për arrestimin, më gjeni një rast të dytë që është arrestuar në atë lloj mënyrë. Në 1993 është arrestuar Ramiz Alia dhe është arrestuar në mënyrë qytetare, po ashtu u arrestua Nano, dhe s’ka pamje nga ai arrestim, por është arrestuar në mënyrë qytetare. Kjo me Metën tregon se policia e shtetit është një bandë kriminale dhe asgjë tjetër”, tha ai.  

Cakrani u shpreh se mënyra e arrestimi të Metës u bë në mënyrë barbare.

 “Ata kanë shkuar atje dhe ka një procedurë për arrestimin, shkohet me oficerin e policisë dhe i troket tjetrit tek dera dhe i thua ndaj teje ka një masë arreste dhe i lexohet për ca është arrestuar dhe më pas shoqërohet në komisariat dhe atij i është rrethuar makina me policë. Po Dajti atëherë pse i vrau 4 policët, sepse ata i shkuan për ta arrestuar pa u identifikuar, mënyra e arrestimit të Metës është bërë në një mënyrë barbare”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Meta në burg, Haklaj për Report Tv: Po kërkonte azil politik! Pas tij janë gati 100 fletë-arreste! Radha për 10 zyrtarë të lartë


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic