Meta në burg, Haklaj për Report Tv: Po kërkonte azil politik! Pas tij janë gati 100 fletë-arreste! Radha për 10 zyrtarë të lartë

Aksioni i SPAK, për të goditur të korruptuarit në radhët e politikës do të vijojë, ndërsa pritet që pas arrestimit të kreut të PL Ilir Meta të ketë edhe arrestime të tjera.

Ka qenë kjo deklarata e fortë e ish-deputetit të PD, Azgan Haklaj, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Studio Live', në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ku ndër të tjera u shpreh se brenda këtij viti në pranga do të bien edhe zyrtarë të niveleve të larta.

“Janë dhjetëra deri në qindra fletërreste, ku janë  politikan e zyrtarë. 10 zyrtar janë të lartë, ka deputet, ministra. Janë si majtas dhe djathtas, ora e drejtësisë po troket. Do kemi zyrtarë të niveleve më të larta që do të shkojnë në pranga, brenda këtij viti”, tha ai.

Teksa foli për arrestimin e Ilir Metës, ai u shpreh se kreu i PL, e kishte marr njoftimin më parë që do të arrestohej.

Hakaj u shpreh se i bëjnë përshtypje akuzat e Berishës se Meta është rrëmbyer, ku sipas tij Berisha e ka rrëmbyer Metën në vitin 2000.

“Meta e kishte njoftimin që do te arrestohej, por ajo që është çudia më e madhe është Berisha që hedh akuza se Meta është rrëmbyer, kur në fakt Meta e ka rrëmbyer Berishën në vitin 2000, në mënyrë të dhunshme dhe duke u torturuar nga Tropoja në Tiranë dhe pjesë e forcave që e arrestuan kanë qenë edhe njerëz që nuk kanë qenë fare pjesë e forcave të policisë për të arrestuar”, tha ai.

Haklaj theksoi se Meta ishte duke kërkuar azil politik në mënyrë që ti shmangej drejtësisë.

“Meta do të shkonte në azil politik, dhe do të shkonte kudo, në çdo vend  vetëm që të shpëtonte. Tani do të ketë edhe goditje të tjera”, tha ai.

Ndërkohë, petagogu, Klementin Mile, i ftuar në studio teksa u ndal tek arrestimi i Metës, u shpreh se nuk është me rëndësi mënyra e arrestimi, por akuzat për të cilat ai po hetohet, të cilat sipas tij janë të rënda.

“Unë kam parë që janë ndalur shumë në mënyrën se si është kryer arrestimi, por mendoj se më shumë rëndësi ka përmbajtja e aktit, pra akuza. Po flasim për një njeri që ka mbajtur postet më të larta dhe po flasim për akuza që janë të rënda, siç janë ato për korrupsion. Akuzat janë shumë të rënda dhe serioze dhe akuzohet një person që ka qenë president, kryeministër, kryetar kuvendi dhe nëse akuzat provohen, duhet të na vij turp që e kemi pasur president dhe kryeministër. Por do ta provoj gjykata nëse është ose jo fajtor për ç’ka hetohet", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Avokati tregon si po i kalon Meta ditët në burg: Ja çfarë më tha

 

Avokati Kujtim Cakrani, që asiston avokatin e Ilir Metës Genc Gjokutaj, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live' në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, mbrëmjen e sotme, tregoi gjendjen e Metës, pasi prej datës 23 tetor ndodhet në paraburgim tek një nga qelitë në burgun 313-të në Tiranë.

 “Gjendja e tij, deri 2 orë më parë që isha me Gjokutajn ishte e mirë, ishte lartë edhe nga ana morale, ishte i qartë edhe për veprimet e policisë dhe SPAK dhe tha se janë të dirigjuara politikisht, ky është vlerësimi i tij deri në këtë moment. Dua të sqaroj që Meta nuk është i akuzuar, por është person nën hetim dhe s’ka ende një akuzë të ngritur ndaj tij. Për arrestimin, më gjeni një rast të dytë që është arrestuar në atë lloj mënyrë. Në 1993 është arrestuar Ramiz Alia dhe është arrestuar në mënyrë qytetare, po ashtu u arrestua Nano, dhe s’ka pamje nga ai arrestim, por është arrestuar në mënyrë qytetare. Kjo me Metën tregon se policia e shtetit është një bandë kriminale dhe asgjë tjetër”, tha ai.  

Cakrani u shpreh se mënyra e arrestimi të Metës u bë në mënyrë barbare.

 “Ata kanë shkuar atje dhe ka një procedurë për arrestimin, shkohet me oficerin e policisë dhe i troket tjetrit tek dera dhe i thua ndaj teje ka një masë arreste dhe i lexohet për ca është arrestuar dhe më pas shoqërohet në komisariat dhe atij i është rrethuar makina me policë. Po Dajti atëherë pse i vrau 4 policët, sepse ata i shkuan për ta arrestuar pa u identifikuar, mënyra e arrestimit të Metës është bërë në një mënyrë barbare”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 26/10/2024 02:47

    fjala jote ne vesh te spakut o azgan,,,duhen arrestuar 1000 veta nga te dy krahet qe te pastrohet politika...dhe te dale jashte ligji,,pd,dhe lsi...

    Përgjigju
  • Tamare: 25/10/2024 20:24

    Gjynahi zotit per Meten kur e kan arrestu ka dasht me i dhuru nje tufa me lule dhe me ja dhan prangat e me i than O ILIR A MUND TI VENOSISH PAK PRANGAT SA TE BAJM NJE FOTO PROFILI????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic