Avokati nxjerr emrin e politikanit që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur: Ja si po i pastrojnë paratë

Avokati nxjerr emrin e politikanit që ka në dorë provat se ku e ka fshehur Meta e Berisha floririn e vjedhur: Ja si po i pastrojnë paratë

Idajet Beqiri, Sali Berisha dhe Ilir Meta

Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar padinë e bërë nga avokati i njohur, Idajet Beqiri për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët i akuzon për megagrabitjen e floririt të Krrabës. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Beqiri hedh akuza “bombë” për dyshen Meta-Berisha. Ai zbulon se këta dy politikanë po pastrojnë paratë e vjedhura në Qipro, në Zvicër, në Angli dhe San Marino. Avokati paralajmëron se do të nxjerrë fakte tronditëse, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas tij, Meta dhe Berisha kanë pastruar para në Qipro, Zvicër, Angli, San Marino dhe Afrikë. Gjithashtu, avokati ka treguar detaje dhe kërcënimet e Sali Berishës me dosje për politikanë të njohur në Shqipëri. Njëri nga ata që është kërcënuar dhe po mbahet ende me kërcënime nga Sali Berisha është Ilir Meta.

-Z.Beqiri, SPAK rrëzoi padinë tuaj për Sali Berishën dhe Ilir Metën si grabitësit e Floririt të Krrabës, si e komentoni?

Vjedhja e floririt të Krrabës tashmë ndodhet për t'u gjykuar në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo Gjykatë do të vlerësoj vendimmarrjen e SPAK-ut për mosfillimin e proçedimit penal ndaj dy autorëve kryesor të vjedhjes së 11 arkave me flori të Thesarit të shtetit që ndodhej në Krrabë, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Bie në sy fakti që institucionet e shtetit shqiptar, posaçërisht Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Avokati i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, madje edhe vet Kryeministri Edi Rama, kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë qëndrime indiferente, neglizhuese dhe deri të dënueshme ligjërisht, pasi nuk e kanë konsideruar dhe nuk e konsiderojnë vjedhjen e Thesarit të shtetit si një krim të rëndë shtetëror, në dëm të interesave të vendit dhe të popullit shqiptar. Këto institucione të larta të shtetit, edhe pse nga inventari i kryer në Rezervat e Floririt të shtetit shqiptar mungojnë 11 arka me flori dhe të kallëzuarit për këtë grabitje të pasurisë kombëtare janë ish Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe ish Kryeministri Ilir Meta, edhe pse kundër tyre rregjistrohet një proçedim penal, nuk bëjnë detyrën kushtetuese dhe ligjore për të siguruar zëvëndësimin e dëmit që kanë pësuar financat e popullit shqiptar. Së paku Operacioni Forca e Ligjit duhej hedhur menjëherë në veprim për të bërë sekuestrimin e të gjitha pasurive të paluajtshme dhe monetare të Sali Berishës dhe të Ilir Metës për të siguruar kështu zëvëndësimin e dëmit. Nga ana tjetër, institucionet e shtetit shqiptar, posaçërisht ato që janë përgjegjëset direkte të financave të shtetit dhe të ruajtjes dhe administrimit të Thesarit të shtetit, në momentin që u paraqit kallëzimi penal kundër dy ish funksionarëve më të lartë të shtetit, Sali Berishës dhe Ilir Metës, si të dyshuar për vjedhjen e floririt të Krrabës, duhet urgjentisht të paraqisnin padinë civile në procesin penal sepse janë në pozitën e viktimës së veprës penale të kryer nga këta persona.

-Dispononi prova të tjera për grabitjen e Floririt të Krrabës?

Ndodhemi përpara një akti të paprecedentë në historinë e shtetit, kur dy nga personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, bëjnë korrupsion të paimagjinuar dhe grabisin hapur, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e popullit thesarin e shtetit. Atyre u ishin besuar dhe u ishin dhënë në dorë çelësat e Thesarit të shtetit për t'a ruajtur dhe administruar atë sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi, jo për të hapur dyert e tuneleve dhe për të grabitur këtë pasuri të çmuar të popullit. Është më shumë se tragjike fakti që këto dy ish figura të rëndësishme të shtetit shqiptar, pasi kanë bërë gjithë këtë zullum të madh kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër financave dhe rezervave të arit të tyre, në vend të ndëshkimit penal dhe civil, me riparimin e dëmit, lejohen të bilbilosin gjithë ditën para mediave dhe analistëve shërbëtorë të tyre,  duke "shitur" moral nën sentencën e dalë boje "krye hajdutët bërtasin kapni hajdutin"! Monika Kryemadhi del pa pikë turpi në opinionin e Blendi Fevziut dhe në emisionin e Eni Vasilit dhe pyetjes se a janë të vërteta akuzat që u bëhen për milionat e harxhuara për operacionet estetike në San Marino e gjetkë, përgjigjet: "unë edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kushtonin kaq euro sa më akuzojnë"! Moderatorija Eni Vasili, siç duket edhe nga përvoja personale, i ndodhet pranë dhe e mbështet Monika Kryemadhin duke i thënë: "Edhe ndryshimi i seksit nuk kushton kaq shumë..."! Në fakt Monika Kryemadhi nuk e thotë për hiperbol faktin e ndërrimit të seksit, por ajo i paraprin hetimit të kësaj çështje nga SPAK. Nga San Marino priten të vinë kartelat mjekësore ku janë të evidentuara vendet ku janë bërë ndërhyrjet estetike në trupin e Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe fëmijëve të tyre. Dëshmitarët okularë në Spitalin e San Marinos, të cilët kanë qenë të pranishëm  ose kanë patur akses mbi këto kartela konfirmojnë që ndërhyrje të tilla Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë bërë edhe në organet e tyre gjenitale. Monika Kryemadhi e pranoi vet këtë fakt, por e motivoi ndërhyrjen si "kancer në mitër"! Ndërsa Ilir Meta jo vetëm që ka hequr ujin nga organet gjenitale, por edhe ka rregulluar estetikisht formën e tyre... Në një situatë të tillë, kur ish përfaqësuesit më të lartë të shtetit, të cilëve populli i ka besuar me votë, të tallësh k... me ta, si në rastin konkret të kallëzuar, duke harxhuar floririn e grabitur të shtetit, është sa tragjike, aq edhe poshtëruese për një popull të tërë. Qoftë edhe nga ky këndvështrim institucionet e shtetit shqiptar nuk duhet të qëndrojnë ende kaq inaktiv, por urgjentisht të hedhin në veprim OFL dhe të paraqesin  padinë civile në procesin penal, duke kërkuar sigurimin e kësaj padie përmes vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Paratë e korrupsionit dhe të vjedhjes së floririt të Krrabës nga Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk janë larë dhe shpëlarë vetëm brenda në Shqipëri, dhe që pjesa më e madhe e tyre është tashmë e dokumentuar dhe e njohur nga shqiptarët dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar. Por ato janë larë dhe janë shpëlarë në Qipro, në Zvicër, në Angli, në San Marino (madje në San Marino nuk janë pastruar produktet e rrjedhura nga krimet e kryera vetëm brenda Spitalit, por edhe jashtë tij dhe për këto fakte është vënë në dijeni të plotë SPAK). Ka prova, fakte dhe dëshmitarë okular, njëri prej të cilëve Ministri i Ekonomisë së Lubumbashit në Congo, të cilët provojnë pastrimin e parave të korrupsionit dhe të vjedhjes së floririt prej Ilir Metës në një bankë të këtij vendi, sasinë e tyre, personat me emra konkretë që u dha besim Ilir Meta për të bërë disa udhëtime dhe për të çuar paratë në këtë vend etj etj. Në vazhdim shqiptarët do të njihen me fakte, me prova dhe me dëshmi rrëqethëse kundër këtyre kokave më të mëdha të krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, pa prerjen e të cilave, Shqipëria do të jetë e destinuar të shfaroset më tej, deri në vënijen plotësisht në pikëpyetje të ekzistencës së saj si shtet, si popull dhe si komb...

-U miratua me shumicë votash në Kuvend hapja e dosjeve, çfarë pritet pas kësaj?

Ajo që nënvizuan edhe të gjithë qytetarët ishte se është me shumë vonesë, por  më mirë vonë se sa kurrë. Ky akt duhej që të  ndërmerrej që në 93-shin, por nuk u ndërmor në atë kohë, sepse pluralizmi politik nuk erdhi natyrshëm, por erdhi i komanduar dhe i organizuar dhe për rrjedhojë sigurimi i shtetit  që ishte në dorën e partisë së punës e komandoi edhe pluralizmin politik se kush do të ishin ministra dhe u arrit që po të mos kishe dosje nuk mund të futeshe dhe nuk mund që të kapje dot një detyre në shtet apo edhe në parti. Këta  njerëz që u futën në  institucione dhe parti kishin  dosje dhe e dinin  që kishin  një plagë  nga e kaluara e  tyre. Në kohën kur erdhi PD me Berishën pse u largua aq kollaj se e mori Azemi situatën në dorë, por ai u largua  më pas dhe e mori Saliu, sepse ai ishte më potent dhe e dinin  se ca lidhje kishte ai me shërbimin e fshehtë. Pastaj dosjet u përqëndruan në duart e Saliut, ata që erdhën më pas në pushtet kishin dosje dhe këto dosje u pasuruan  më pas edhe me korrupsion. Vet Berisha me të tijtë i nxisnin edhe që të vidhnin edhe që të grabisnin, dhe ato dosje i mbajnë në duart e veta në vend që ti çonin n ë Prokurori që të ndiqen penalisht ose  që të nxirren  para gjyqit. Ky vend është drejtuar me dosje, pra unë kam dosjen tende dhe do të veprojë. Berisha kishte dosjen e Ilir Metës dhe e mori nga lëvizja  e dhjetorit dhe nga atje  ku ishte  ai tha  do vesh  përfaqësues i imi tek PS dhe do bësh atje si të them unë dhe Meta ka  bërë gjithmonë ashtu si i ka thënë Berisha. Ai kishte dosje dhe e dinte se s’ishte bashkëpuntor i ish-sigurimit të shtetit dhe ai me këtë dosje e mbajti dhe po e mban akoma nën zinxhirin e tij. Një situatë e tillë është vërtet dramatike për përparimin e  vendit dhe në vend që ne  të përparonim dhe të zhvilloheshim si të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të futeshim shumë shpejt në këto organizmat ndërkombëtare si ishte NATO që ishte një fat shumë i madh për ne si vend që na pranuan,  pra në vend që  të mos vinin në krye të vendit njerëz që nuk ishin me dosje, por  njerëz që të ishin të aftë, këta e mbajtën peng vendin për 32 vite dhe prandaj ne jemi në një situatë të tillë. Këtu ka spiun të sigurimit të shtetit dhe ulërijnë më shumë duke thënë  luftë ndaj atyre të sigurimit të shtetit edhe pse kanë qenë vet pjesë e sigurim it të shtetit. Sot që këto dosje  po hapen është një gjë e mirë dhe do marrim vesh se kush është njëri dhe kush është tjetri, por problem i është se  nuk  i kthejmë dot më këtij vendi 32 vite të humbura dhe tani që do hapen  dosjet do shohim se kush na ka drejtuar kë kemi pasur  president të vendit, kë kemi pasur  deputet dhe mund të jetë aktualisht deputet, kë kemi pasur ministër dhe kë kemi pasur dhe kemi kryetar të partive politike etj. Kemi pasur njerëz me vese, spiun dhe njerëz  që i kanë bërë vetëm dëme këtij populli  dhe këtij vendi, është një gjë e mirë hapja e dosjeve sepse do të pastrohet politika, në këtë vend nuk është puna se kanë bërë një dëm në dhjetëvjecarin e parë dhe ikën, jo ata janë akoma këtu.

-Mendoni se janë të shumtë personat  që mund të kenë dosje?

Po mendoj se janë të shumtë, rrallë gjen që janë vendosur në krye  të institucioneve të shteti pa pasur dosje dhe më parë nëse nuk kishe dosje nuk merrje dot një punë dhe dosjen ta hapte kryetari partisë nuk  ta hapte njeri tjetër dhe unë mendoj se ka shumë. Nga hapja e dosjeve do të pastrohet politika sepse është një ndër mjetet që sikurse po na ndihmojnë Shtetet e Bashkuara me non gratat si nxorën Berishën politikën kjo është një ndihmë tjetër  e madhe që i bëhet vendit për ta pastruar nga njerëzit që janë  pjella me e keqe e këtij vendi.

-Si i komentoni zhvillimet brenda PD dhe rolin e Berishës?

Kemi të bëjmë me një njeri që ka 32 vite në politik dhe erdhi si misionar dhe është akoma si misionar sepse po të mos ish misionar i së keqesh  logjika me e thjesht e një njeriu do thoshte ca do më kryeministër u bërë president u bëre, kurse ai tjetri iku me turp por se ndreq dot me që të rregulloj atë zullumin që bëri në këto vite. Ata të dy ku nuk i kanë futur hundët, hundët  e Ilir Metës në zullumin kundër shqiptarëve fillojnë shumë herët, edhe dorë tek ajo anija Sebilja u fundos nuk e ka fajin vetëm italianët por dorë ka edhe Meta, Berisha dhe Tritan Shehu. Edhe SPAK  është duke bërë punën e tij për të nxjerr të gjitha këto zullumet që janë bërë. Ata do të hedhin valle sipas çorbës së prishur që kanë ngrënë, dhe për ata populli thotë se vetëm  plumbi i heq, por ata nuk ikin se janë misionar dhe për këtë  i mbajnë me dhunë edhe forca ku janë për interesa të tyret dhe për të mbrojtur vetën e tyre sepse janë të bindur sipas tyre që  me petkun e kryetarit ata mbrohen edhe nga  krimet që kanë bërë kundër njerëzimit, sepse mendojnë se nesër kur të arrestohen  dhe do venë në  burg për thyerjen e embargos  së  naftës për dhënien e armëve Serbisë për  të vrarë boshnjakët, për  21 janarin për Gërdecin për vjedhjen e Floririt, për 700 mijë euroshen e famshme të Metës, kanë bërë operacione të shtrenjta familjarisht në klinikat më të shtrenjta dhe s’kanë lënë vend pa ndërhyrë, kanë ndërhyrë nga maja e flokut deri tek thembra, të gjitha pjesët e këmbimit i kanë ndërruar që të  bëhen më të bukur dhe përsëri mendojnë se do ti fshihen këtij ndëshkimi. Kjo është opozitë e mbaruar, sepse  një opozitë që ka në krye Ilir Metën dhe Sali Berishën është opozitë e vdekur dhe opozitë e mbaruar dhe vendi është në  katastrofë sepse nuk ka opozitë. Sa të jenë ata 100 palë zgjedhje të bëhen  nuk i fitojnë kurrë, sepse njerëzit nuk i votojnë më ata. Ata e dinë se ata janë më të urryerit dhe populli mezi pret  që këto dy koka të prihen njëherë e mirë nga SPAK dhe të shpëtojë njëherë e mirë ky vend që të shpëtojë njëherë e mirë. Kur shikon që nuk ka ndëshkueshmëri ndaj tyre njerëzit thonë njëherë e më  parë të ikin se nuk rrihen në mes të këtij llumi, janë këto që hiqen si virgjëresha, por që janë kulmi  i prostitucionit politik./Sot

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • per popullin me popullin: 28/10/2022 01:13

    ai po qe e di mire ku fshihen parae. e ka eksperiencen nga firmat piramidale

    Përgjigju
  • Asnjëanës: 27/10/2022 20:38

    Këta dy Përbindësha me Familjet e tyre duhet të kalben në Burg. Mos u dorëzo Z. Beqiri se ke një Popull të tërë që pret prej teje hapje Dokumentash. Dy Familje Kriminelësh që Populli Shqiptar kërkon ti shohë në Burg.

    Përgjigju
  • Avokati: 27/10/2022 19:21

    z. Beqiri , na kan " kapë " përpara ZUZARET!

    Përgjigju
  • Kendon Zogu: 27/10/2022 16:56

    Ja edhe ky, si puna e tak ngjeles apo brahos, kerkon te jete ne qender te vemendjes mediatike. Na mbyten "provat" e ketyre lapereve, ndaj bejn qejf peshqit e medhenj.

    Përgjigju
  • Funderrina: 27/10/2022 16:15

    Urime te sinqerta Kazanit qe e shfrytezon dhe e kalon kohen me thashetheme. Dhe cfare eshte me e keqja edhe paguhet per kete pune. E tmerrshme ku ka perfunduar ky vend. Plehrat perballe, qe akuzojne njeri-tjetrin dhe plehu Kazan qe qendron ne mes si aleat i perjetshem i plehrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani