Avokati Përparim Çaça: E djathta do ndahet mes Berishës dhe Bashës! Partitë e vogla s’mund të lulëzojnë në Shqipëri, nuk kanë bosht

Avokati Përparim Çaça tha se partitë e vogla në Shqipëri nuk lulëzojnë dhe një fakt kryesor që ndikon sipas tij është reforma zgjedhore. Ai u shpreh se e djathta do të jetë gjithmonë e ndarë mes Sali  Berishës dhe Lulzim Bashës, pavarësisht se njëri mund të ketë një pjesë shumë të vogël.

“Aksionin opozitar e shikoj si diçka pozitive. Tani cfarë ndodh. Po të shikoni rezultatet e sondazhit është 31.1% që faktikisht nuk do të votonte fare. E djathta do ndahet midis Berishës dhe Bashës pavarësisht se sa pjesë do të ketë. Partitë e vogla në Shqipëri nuk lulëzojnë, nuk shpërthejnë. Faktori kryesor pse kjo ndodh është reforma zgjedhore. Ne kemi një problem shumë të madh si popull për të përqafuar këto parti që kanë një problem me vete, që janë pa ideologji nuk kanë bosht”.


Lajmi kryesor:

Bardhi tha se ‘hoqi’ Alibeajn nga ‘Zgjedhorja’, Idajet Beqiri: Zhurmë absurde, s’mund të dalin mbi rregulloren! Kara: Vulën e ka Basha, ai vendos


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët