Avokati i vë gjobë gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, krimet e rënda prej një viti shtyjnë procesin gjyqësorë ndaj avokatit Arjan Kalaja. Sipas kërkesë gjykimit të depozituar nga prokuroria e krimeve të rënda rezulton se Kalaja është përfshirë në gjobë vënien ndaj gjyqtarit Admir Thanza në vitin 2013 duke i kërkuar këtij të fundit 8 mijë dollar nëpërmjet një mesazhi.

Menjëherë Thanza ka bërë kallëzim në polici dhe pas dy vitesh hetime është mundur që nëpërmjet IME numrit identifikues të telefonit të përdorur për dërgimin e mesazheve të arrihet në gjurmët e Arjan Kalasë.

Por pas zbulimit të këtij rast gjyqtari ka komunikuar me prokurorinë për të tërhequr kallëzimin për shkak se kishte njohje me avokatin.

Kjo kërkesë nuk është pranuar dhe avokati është marrë i pandehur sqaroi prokuroria e kontaktuar nga Report TV.Ajo qe mbetet mister në këtë rast që daton prej vitit 2013 është veprimi i prokurorisë nëse ka hetuar apo jo aferat e pretenduara nga avokati për gjyqtarin e gjykatës së lartë.

Avokati Kalaja ka mohuar akuzën duke mohuar kërcënimin ndaj gjyqtari, por kjo ska mjaftuar dhe tashmë ai është marrë i pandehur për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” i hetuar në gjendje të lirë.

Ndalur tek mesazhi kërcënues, hetimet e prokurorisë kanë zbardhur se avokati ka shantazhuar gjyqtarin se në rast të mos pagimit të shifrës prej 8 mijë dollar ai do të denonconte në mediat për aferat korruptive.

Ky procedim penal është regjistruar në Gjykatën e krimeve të rënda më 31 Korrik 2015 siç dhe shihni në këtë faksimile ndërsa institucioni i prokurorisë ka vendosur që këtë hetim t’ia mbajë të fshehtë publikut duke mos njoftuar asnjëherë mediet.

Mbetet për tu parë nëse në seancën e radhës gjyqtari Fran Prendi do të lejojë apo jo mediat në seancë aty ku pritet të pyetet si dëshmitare bashkëshortja e gjyqtarit Thanza e cila ka dijeni për mesazhin kërcënues ndaj bashkëshortit të saj.

Prej 2013 Thanza që shihni në foto është betuar si gjyqtar i Gjykatës së lartë ndërsa më parë ka qenë dhe anëtar KLD dhe gjyqtar në Shkodër e Tiranë.

arjan kalaja
(Avokati Arjan Kalaja)

thanza 1_001
 (Gjyqtari Admir Thanza)

ilustrim
(Majtas Gjyqtari Admir Thanza dhe djathtas avokati Arjan Kalaja, në mes ilustrimi i SMS)


Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)