Zgjedhja e Avokatit të Popullit vijon të jetë në ‘ngërç’ pas dorëheqjes së Partisë Demokratike nga firmat e dhëna për 6 kandidatët, emrave të cilëve kanë kaluar për votim në Kuvend. Të gjithë kandidatët janë propozime të Partisë Demokratike, ndërsa përpara bërjes publike të emrave të tyre, Besim Ndregjoni ka qenë më parë propozimi i vetëm nga Sali Berisha për postin e Avokatit të Popullit, i cili aktualisht është në mesin e kandidaturave.
Për Report Tv, Besim Ndregjoni i ftuar në “Sot, Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, tha se emrat e kandidatëve të tjerë dhe tërheqja e firmave, është një lojë ‘ping-pongu’ që po zhvillohet me marrëveshje mes grupit parlamentar të PS-së dhe të PD-së, por këtu ai përjashton Berishën. Ndregjoni thotë se e gjitha kjo është një manipulim procesi me qëllim zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli.
“Na mënyrë figurative kam qenë në janar dhe deri tani që kam pasur të gjitha firmat e opozitë me në krye Berishën, i cili e ka bërë me zë dhe figurë se kandidati i opozitës për Avokat Populli është Besim Ndërgjoni. Tani grupi parlamentar i PD a e njeh ligjin e Avokatit të Popullit? Po bëhet një lojë ping pongu mes dy grupeve parlamentare të cilët kryetari i PD ka publikuar emrin tim si i vetmi kandidat antikomunist për të drejtuar AP. Emrat e tjerë janë thënë dje. Deri dje kryetari i PD e ka cilësuar se kandidati i vetëm isha unë.
Sa u hap konkurrimi nga Komisioni i Ligjeve, shfaqën dëshirën për të kandiduar. Këtu grupi i PD dha firma duke qenë në kundërshtim me vizionin dhe kandidaturën time që kishte paraqitur Berisha. Më e papranueshmja se e nënkryetari Ored Bylukbashi dhe Gazment Bardhi, marrin Endi Shabanin, kryetarin e një force politike të majtë ekstrese, dhe i thonë anëtarëve të PD jepini votat Shabanit. Nuk mund të kandidojë Shabani përballë një antikomunisti, një ish të përndjekuri politik që ka 35 vite që merret me të drejtat dhe liritë e të përndjekurve politikë. Trupi më i madh ishte se duke përjashtuar Berishën, e gjithë kryesia e PD kishte firmosur kandidaturën e Shabanit”, tha Besim Ndregjoni.
Besim Ndregjoni thotë se emri i tij ka qenë shpallur si kandidaturë për postin e Avokatit të Popullit prej shumë kohësh. Ai thotë se është një trup i madh për Partinë Demokratike që të bëjë marrëveshje të fshehtë me mazhorancën kundër vullnetit të kryetarit të tyre, Sali Berisha. Ndregjoni gjithashtu iu drejtua dhe kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të prononcohet publikisht nëse e mbështet apo jo kandidaturën e tij.
"Nuk mund të kem paragjykime ndaj Berishës a ka pasur dijeni për këtë apo jo. Po manipulohet nëpër media se këto vota janë dhënë nga grupi i PD për të kandiduar. Rregullorja e Komisionit të Ligjeve nuk e ka në asnjë pikë që kandidati që kandidon duhet të ketë mbështetjen e 28 deputetëve për të kandiduar. Mbështetja e deputetëve vjen pasi ti si kandidat ke paraqitur platformën sesi do të drejtosh AP. Unë me 18 nëntor, kam dërguar 34 firma deputetësh të 3 grupeve parlamentare. Isha kandidat i vetëm për AP që rrinte në sirtar të Kuvendit, vitin 4 i ra mendja mazhorancës ta kalonte për votim.
Trupi më i madhhi PD është që të deklarojë publikisht Berisha që duhet të votohet kandidati antikomunist, ndërsa grupi i PD ka bërë marrëveshje të fshehtë me grupin e PS për të zgjedhur Endri Shabanin. Nëse nesër zgjedhin Endri Shabanin jo i tradhtuar, por është poshtëruar PD e PS. Votat e PD i kam marrë dhe sot i bëj thirrje Ramës, dil dhe prononcohu publikisht: E përkrah kandidaturën e të përndjekurve politik apo jo. Tërheqja e mbështetjes e PD nga mbështetja është marrëveshje e pistë me PS", tha Ndregjoni.
Pas 3 vitesh zvarritje, zgjedhja e Avokatit të Popullit pritet të marrë një zgjidhje përfundimtare ditën e nesërme në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancë janë depozituar 6 kandidatura ndërsa PD kërkon rihapje të procesit pasi kanë shpallur dorëheqjen nga firmat që u kanë dhënë kandidatëve për mbështetje. Posti i Avokatit të Popullit po mbahet përtej mandatit nga Erinda Ballanca.
Komente












