Avokatja bën deklaratën e fortë: Besi dhe Xhensila manovër me divorcin për të shpëtuar pasurinë

Avokatja bën deklaratën e fortë: Besi dhe Xhensila manovër me divorcin për të shpëtuar pasurinë

Prej një kohe shumë të gjatë thuajse në të gjitha mediat kanë qarkulluar lajmet se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë në proces divorci. Megjithëse dyshja asnjëherë nuk ka reaguar për këto lajme, njerëzit vazhdojnë të ngrenë hipoteza se cili mund të jetë shkaku i vërtetë i ndarjes.

Avokatja Nexhi Beqiri në një intervistë për RTSH ka deklaruar se ata janë në një hetim pasurie prandaj dhe divorci mund të jetë vetëm për të shpëtuar gjysmën e pasurisë së çiftit.

“Kjo përvojë ka ndodhur edhe në vende të ndryshme të botës. Çiftet të cilët ndonjëherë nuk e kanë një pasuri të vërtetuar pra që i kanë deklaruar të gjitha paratë me të cilët ata kanë vënë pasuri një vilë  300 mijë euro apo 500 mijë euro natyrisht që me një kontroll që mund të vij për arsye të ndryshme hetimi , bëjnë një zgjidhje martese në mënyrë ku nuk e justifikojnë dot paranë e marrë, në mënyrë që çfarë mund të shpëtojnë nga kjo pasuri”- ka deklaruar av.Nexhi Beqiri.

Kujtojmë se çifti janë martuar në vitin 2017 dhe janë prindër të dy fëmijëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • serxho: 23/02/2024 13:16

    Keto jane manovra per te shpetuar pasurine e Like FLORIRIR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor