Avokatja e njohur shqiptare Enida Bozheku, e cila jeton dhe punon në Itali, ka komentuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ajo thekson se Prokuroria nuk ka asnjë provë bindëse kundër Tahirit, ndërsa përgjimet e policisë italiane i cilëson si intepretim anapulla të cilat nuk përbëjnë provë konkrete. 

“Kush janë të dhënat e rënda të fajsisë të Sajes, që "Kokat" e Prokurorisë sonë i kanë në dorë aq sa të kërkojnë masën e sigurisë “arrest me burg” për Tahirin me një procedim hetimor që po hapin për llogari të vet e jo të italianëve - deri në prove të kundërt kjo?! 

Burgu është masë ekstreme në fazën hetimore dhe ta kërkosh atë me ca përgjime ku të tretë të përmendin emrin është një interpretim anapulla i asaj qe shkruan gjykata italiane në vendimin për aplikimin e masës sigurisë me burg për Habilaj, në pjesën ku përmenden telefonatat me të "tretë". 
Me që po bëhet një shoë acarues dhe ku të gjithë janë vet-shpallur njohës të së drejtës penale dhe proçeduriale, pa ja pasur haberin atyre - para së të hedhim gurët, të ulim tempin e tifozllikut. 

Këta prokurorët tanë, sa mirë e paskëshin ditur që 1 ditë pas urdhrit të aplikimit të masës së sigurisë me burg të Habilajve në Babicë - për llogari të Habilajve, na gjetën 4 ton kanabis, sy shqiponja janë, ekspert të fushës. Gjithsesi, që Saja është "koka turkut" është, po ishalla pastë këmbën e mbarë dhe bilbilos për langojtë mbi të”,
thekson në reagimin e saj avokatja e njohur shqiptare, Enida Bozheku. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com