Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllari e pakënaqur: Nuk më pëlqen, më duket tallje

Xhemi Shehu e imiton në Portokalli, Valbona Selimllari e pakënaqur: Nuk më pëlqen, më duket tallje

Xhemi Shehu dhe Valbona Selimllari

Valbona Selimllari e ftuar në “Fun Club” reagoi për imitimin e Xhemi Shehut në Portokalli, si pjesëtare e jurisë në ‘Dancing With the Stars’.

E pyetur nga moderatorja Kiara Tito se a e ka ndjekur skeçin e humorit, Valbona u përgjigj “jo nuk i ndjek”, por që kishte parë diçka në rrjetet sociale.

Ajo shprehu se nuk i pëlqen ta imitojnë, ndërsa për Xhemin tha se sipas saj ka imituar dhe thënë gjëra që ajo nuk i thotë.

“Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare.

E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer.  Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka.

Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi i tutit: 11/12/2023 12:26

    O Bona,po Xhemi të ka nxjerr ashtu siç je,një kukull e llastuar dhe pa tru fare.Ti s’di të lidhësh dy fjalë dhe Xhemi paska lindur për të qenë sozia jote,sepse është kaq perfekt,sa portokalline po e shoh prej Xhemit,atij që ka ardh nga ‘klanifonia’ ,doktorin dhe kamarierin. Këta janë personazhet më të bukur të portokallise,se të tjerat janë banalitete të pērsëritura që s’kan humor brenda fare. Xhemi je e madhe,tē admiroj!

    Përgjigju
  • minushe: 11/12/2023 12:23

    po imitohen kryeministra dhe sthone gje..jo Valbona por siduket ka komplekx....:(

    Përgjigju
  • Pet.: 11/12/2023 11:50

    Imitimi i Xhemit eshte gjeja me e bukur qe jep Portokallia ne kete sezon. Por Selimllari eshte dhe ka qene gjithnje shume shume e "llastuar" nga media (ka marre shume me teper nga sa ka dhene) ,nuk arrij qe te kuptoje.

    Përgjigju
  • Enio: 11/12/2023 11:39

    Si pelqen se e ben fiks fare fare rolin. Ndoshta me sa duket e shifka veten dhe nuk i pelqeka.

    Përgjigju
  • bombona: 11/12/2023 10:07

    xhemi shehu me kete imitim qe i ben kesaj eshte e madhe fare,ka kap majat eshte shume lart me kete rol more e ben edhe me mire se sa valbona vete super super .. me pelqen shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane

Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane