Avokatja e Fazlliç, KLD e 
emëron gjyqtare të Durrësit

Avokatja e Fazlliç, KLD e <br />emëron gjyqtare të Durrësit
TIRANE - Pas denoncimeve të një pas njëshme të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço,Këshilli i Lartë i Drejtësië, ka emëruar pesë kryetarët e gjykatave, që drejtoheshin me kryetarë të komanduar.Bëhet fjalë për drejtuesit e gjykatave të rretheve, Shkodër, Kurbin, Durrës, Vlorë dhe Pukë, ku në to janë emëru si drejtues gjyqtarët Arben Zefi, Alfred Gjoni, Joana Qeleshi, Skënder Haluci dhe Bib Ndreca. Të pestë këta gjyqtarë nga sa mësohet kanë qënë të komanduar nga KLD, por gjatë mbledhjes së djeshme ka ardhur dhe konfirmimi për emërimin e tyre në pesë gjykatat e mësipërme.

Bie në sy emërimi i gjyqtarit Skënder Haluci në Vlorë, i cili është komanduar si drejtues fill pas largimit të ish-kryetarit Artur Malaj në gjykatën Administrative të Apelit Tiranës. Haluci, më parë ka shërbyer si inspektor i Avokatit të Popullit, ndërkohë që ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, pas rënies së rregjimit komunist. Haluci vjen nga një familje e përndjekur politikisht nga komunizmi, madje dhe vetë është dënuar me burgim.

Avokatja e Fazlliç
Gjyqtarja magjistrate Joana Qeleshi është emëruar nga KLD në krye të gjykatës së Durrësit, që nga rëndësia dhe karriera profesionale rradhitet e dyta në vend, pas asaj të Tiranës. Më 19 korrik 2013,  Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi që Joana Qeleshi të kryejë përkohësisht detyrën e kryetares së gjykatës, por kur kanë kaluar15 muaj nga ky vendim KLD ka marrë një vendim të dytë duke caktuar Qeleshin në krye të kësaj gjykate.

Por KLD-ja në 2013 por edhe në 2014 nuk bën transparent faktin pse nuk u zgjodh njëri nga tre gjyqtarë nga Durrësi që kishin aplikuar për postin e kryetarit dhe komandon kolegen e tyre, Joana Qeleshi, që ka filluar punën si gjyqtare në Durrës më 28.12.2011. Joana Qeleshi, ka punuar deri në vitin 2010 në zyrën avokatore të drejtuar nga Argita Malltezi dhe Flutura Kola. Emri i saj del në shumë dokumenta juridike të kompanive tregtare të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim