TIRANE - President i Republikës deklaron se Shqipëria nuk ka cënim territorial për tokat e fqinjëve. Reagimi vjen pasi ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos anuloi në momentet e fundit vizitën në Tiranë, për 100 vjetorin e Pavarësisë, pasi kryeministri Berisha deklaroi se Preveza është tokë shqiptare.
Ndërkohë që kryeministri Berisha preferoi sot të përgjigjej me një shprehje franceze për të thënë se miqtë shkëlqejnë edhe me mungesën e tyre.
“Momente të tilla të festimit të pavarësisë apo përvjetorë të ndryshëm janë pjesë të vlerësimit të kujtesës. E rëndësishem është që në tërë historinë e saj dhe në momente të vështira Shqipëria kurrë nuk ka pasur qëllime të këqija për të rrëmbyer terrotiret dhe goditur fqinjët. Sot më shumë se kurrë, megjithëse kanë qenë të penalizuar nga koha e historia, kanë promovuar parimet më të larta të bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mire. Shqipëria nuk ka cënim territoriale për tokat fqinje.
Por kur kujtojhet 100 vjetori i referohemi ngjarjeve historike. Nuk përbën cënim territorial të askujt. Instiucionet tona kanë deklaruar se shikimi ynë është nga e ardhmja dhe Shqipëria është e intersuar të jetë në BE me fqinjët e saj” tha Nishani në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, pas homazheve të zhvilluara para monumentit “Nëna Shqipëri”. I pyetur se kur do të firmosë dekretin për emrin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm, u përgjigj: Edhe pak ditë do t’ua shuaj kuriozitetin.
STANO: NUK KOMENTOJME DEKLARATAT POLITIKE
Gazetarët grekë të akredituar në Bruksel i kanë kushtuar rëndësi incidentit të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe ministrit të Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos. Në fillim zëdhënësja e Komisionit Evropian tha se nuk ka një koment për të bërë. Insistimit të gazetarëve për një qëndrim, zëdhënësi i komisionerit Stefan Fule ju shpreh se "nuk komentojmë mbi deklaratat politike të përfaqësuesve të caktuara të shteteve", tha Peter Stano. Sipas tij, të gjitha vendet është e rëndësishme të bëjnë deklarime që promovojnë marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe jo e kundërta.
BERISHA: MIQTE SHKELQEJNE EDHE KUR MUNGOJNE
Kryeministri Berisha u pyet sot në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun slloven, Janez Jansa, në lidhje me anulimin e vizitës. "Francezët kanë përgjigje, miqtë shkëlqejnë gjithnjë me mungesën e tyre"- tha Berisha.
PSE NUK ERDHI DIMITRIS AVRAMOPOULOS
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme greke thuhet se "deklarata të tilla nuk kontribuojnë në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe fqinjësie të mirë mes dy vendeve dhe zhvillimin e nismave të përbashkëta në sektorët politik, ekonomik".
DEKLARATA E KRYEMINISTRIT DJE NE VLORE
“Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin”, u shpreh Berisha dje në Vlorë.
MEHILLI DJE: DEKLARATA E BERISHES, NE KONTEKS HISTORIK
Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli. Mëhilli e pyetur mbi deklaratën e bërë nga Kryeministri Berisha dje në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, thekson se deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te jugut, veriut apo lindjes.
Gjatë vizitës së djeshme në Vlorë Kryeministri Berisha ka mbajtur një fjalim të shkurtë. Berisha ka uruar 100-vjetorin e pavarësisë për të gjitha trojet shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com