Avullojnë biletat e derbit, Mirel
Josa kërkon fitoren e parë

Avullojnë biletat e derbit, Mirel<br />Josa kërkon fitoren e parë
Nesër në orën 18:00 në stadiumin 'Selman Stërmasi' do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e javës, por edhe jo vetëm, pasi është vitrina e futbollit shqiptar, Tirana-Partizani.  
 
Pavarësisht pozicioneve ku ndodhen dy ekipet kanë dhuruar gjithmonë një përballje spektakolare brenda fushe dhe në shkallët e stadiumit dhe një gjë e tillë pritet edhe nesër, pasi biletat kanë avulluar të gjitha.  
 
Para ndeshjes, trajneri i ekipit të Tiranës, Mirel Josa shprehet se nuk është një derbi mes tij dhe Starovës dhe se synim do të jetë fitorja.
 
Nuk erdha te Tirana me objektivin për të mundur thjesht Partizanin. Nëse fitojmë do të jetë një arritje e madhe.
 
Kjo nuk është një përballje mes Josës dhe Starovës por një duel mes Tiranës dhe Partizanit”
deklaroi ai.
 
Ndërsa drejtori i klubit Partizani, Genc Tomorri para ndeshjes kërkon nga ekipi fitoren përballë Tiranës.
 
"Lojtarëve u themi që Tirana duhet mundur dhe nuk u tregojmë numrin e sukseseve apo barazimeve. U themi të luajnë për fanellën dhe tifozët”tha ai.


dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve