TIRANË- Strategjia e Axhendës Dixhitale Evropiane 2014-2020 synon që Shqipëria të arrijë nivele konkuruese në fushën e teknologjisë së informimit dhe komunikimit në rajon e më gjerë.
Kjo Strategji, e diskutuar të premten në një tryeze konsultuese, organizuar nga Ministri i Shtetit për Inovacionin, me mbështetjen e ambasadës zvicerane në Tiranë, synon ta çojë vendin drejt hapësirave të zhvilluara inovative dhe teknologjike, që prekin sektorin e arsimit, shëndetësisë, shërbimet publike, turizmin etj.
Një nga risitë e saj është vëmendja që i kushtohet nivelit vendor të qeverisjes, si niveli më afër komunitetit duke prezantuar potencialet e TIK për optimizimin e shërbimit ndaj qytetarëve.
Ministri i Shtetit për Inovacionin, Milena Harito në fjalën e saj shprehu angazhimin e qeverisë për të realizuar qasjet më të mira teknologjike në raport me kontekstin shoqëror dhe ekonomik të vendit, me synimin për një shoqëri të zhvilluar, bazuar në inovacion dhe teknologji. /ATSH/
/Shqiptarja.com