TIRANË- Prej orës 13:30, protestuesit janë mbledhur para Ministrisë, por pas 7 ditës kaos situata duket më e qetë. Pasi iu bashkua pedagogëve te Kryeministria, protestuesit më pas marshuan në drejtim të rrugës së Durrësit për tu mbledhur te Ministria e Arsimit.
Në mesin e tyre, u shfaqën sërish persona me maska dhe pas gjysmë ore qetësie, nisi edhe sulmi me gurë në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe efektivëve. Policia u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit po vijojnë të qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit.
Lajmi në përditësim.....
Protestuesit e mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit kanë vendosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë.
Në shkrimet e tyre, ata akuzojnë qeverinë për dhunë, korrupsion dhe kërcënim ndaj qytetarëve, duke përmendur edhe emërimet në Policinë e Shtetit.
Në njëren prej tyre shkruhet: Si mund të kemi drejtësi kur Belinda Balluku emëron Skënder Hitaj si drejtor policie dhe partia shtet dhunon, vjedh e kërcënon qytetarët?! Drejtësia të veprojë!!!
Në pankartën tjetër lexon:
Krimi + droga kanë vetëm një emër: Edvin Kristaq Rama
Një grup protestuesish janë mbledhur tek Ministria e Arsimit për protestë. Aty janë angazhuar edhe dhjetëra forca policie për ruajtjen e rendit. Në përballjen verbale me policët, protestuesit u hodhën atyre dhjetëra kroasantë të paketuar.
Godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave në Tiranë janë me të gjitha dritaret të mbuluara nga panele metalike. Strukturat mbrojtëse mbulojnë plotësisht xhamat e të dyja institucioneve, duke u dhënë ndërtesave pamjen e godinave të blinduara. Pamjet vijnë në një kohë kur kryeqyteti po përballet prej ditësh me protesta, gjatë të cilave janë shënuar edhe episode dhune dhe sulme ndaj institucioneve. Panelet metalike shërbejnë si pengesë fizike për të mbrojtur dritaret nga goditjet dhe dëmtimet. Të dyja institucionet këto shtatë ditë kanë qenë objekt i sulmeve të dhunshme dhe zjarreve.
-
Këta janë vandale të paguar prandaj policia duhet të veproi me të njëjtën forcë...
Përgjigju










Komente
Komento