Albanian Policy Center Konferencën e Parë Ndërkombëtare; “Bashkëpunimi Trans-Atlantik për Paqen dhe sigurinë në Ballkan”; “Axhenda shqiptare për integrimin në Bashkimin Europian dhe NATO”. Me ftesë të APC, në konferencë merr pjesë, z Jonathan Moore, drejtor për Çështjet e Europës Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Do të kontribuojnë gjithashtu në këtë konferencë personalitete të politikës dhe marrdhënieve ndërkombëtare, si  z.Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë,  Znj. Edita Tahiri, zëvendës-Kryeministre e Republikës së Kosovës dhe kryetare e delegacionit të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, z.Pandeli Majko, anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, ish Kryeministër dhe ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, si dhe shumë përfaqësues të spikatur të botës akademike dhe ekspertë për cështjet e NATO-S dhe integrimit europian, dhe ekonomisë, nga Shqipëria e rajoni.
 
 
“BASHKËPUNIMI TRANSATLANTIK PER PAQE DHE SIGURI NË BALLKAN: AXHENDA SHQIPTARE PËR INTEGRIMIN NË BE DHE NË NATO”
 
09:00 – 09:30 Regjistrimi i Pjesëmarrësve
09:30 – 09:40 Fjala e Hapjes
Edith Harxhi, Drejtore Ekzekutive e “Albanian Policy Center”
09:40 - 11:10   Sesioni 1
“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, krijon Stabilitet dhe Integrim ne BE të Ballkanit”
 
Folës:              Z. Jonathan Moore, Drejtor për Çështje të Europës Jug-Qëndrore, Departamenti i Shtetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë; Kryetar i Bashkisë së Tiranës;
Zj. Edita Tahiri, Zv/Kryeministre e Republikës së Kosovës, Kryesuese e Dialogut Kosovë – Serbi;
Z. Pandeli Majko, Deputet në Parlamentin e Shqipërisë; Ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Ish-Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërise.
 
Moderatore:    Edith Harxhi, Drejtore Ekzekutive e Albanian Policy Center, Ish- Zv/Ministre e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
 
11:10-11:30     Pushim Kafeje
 
11:30 – 13:00 Sesioni 2
 
Demokracia Shqiptare drejt Bashkëpunimit Rajonal dhe Hyrjes në BE ”
 
Folës:              Z. Clive Rumbold, Drejtor i Zyrës Politike në Delegacionin e Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë;
Zj. Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës; Ish Zv/Kryeministre dhe Ministre e Integrimit e Republikës së Maqedonisë;
Zj. Arta Dade, Kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Ish- Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;
Zj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit për Integrim në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë; Ish Ministre e Integrimit e Republikës së Shqipërisë;
Z. Majlind Lazimi, Zv-Ministër i Integrimit i Republikës së Shqipërisë.
 
Moderatore:    Zj. Ilda Zhulali, Ish Drejtoreshë e Përgjithshme për Çështjet Europiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
 
13:00 – 15:00 Drekë, shoqërizim dhe bashkëbisedim i lirë
 
15:00 – 16:30 Sesioni 3
 
“Sfida Ekonomike të Ngjashme, por Zgjidhje të Ndryshme në Ballkan. Politika Ekonomike Liberale për të Garantuar Prosperitet për Shqiptarët drejt Integrimit në BE”
 
Folës:              Zj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës; Ish Zv/Kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Ekonomisë e Republikës së Kosovës;
Z. Arben Malaj, Ish-Ministër i Financave së Republikës së Shqipërisë;
Z. Florjon Mima, Deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë; Ish - Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Republikës së Shqipërisë;
Prof. Adrian Civici, President i Universitetit Europian të Tiranës; Profesor i Ekonomisë;
Prof. Abdylmenaf Bexheti, Pro-rektor i Universitetit të Europës Jug-Lindore, Republika e Maqedonisë; Anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.
 
Moderator:       Z. Besart Kadia, Drejtor i Fondacionit për Liri Ekonomike, Universiteti Europian i Tiranës.
 
16:30 – 17:00 Pushim Kafeje
 
17:00 – 18:30 Sesioni i katërt
                        “Rinia dhe Një Elitë e re Politike në Krijim”
 
Folës:              Rudina Hajdari, (Këshilltare pranë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan)
Endrit Brahimllari, (Kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim);
Maria Myridinas, (Nën-Kryetare e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Republikës së Shqipërisë);
Henris Balliu, (Ligjëruese në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës)
Reila Bozdo, (Ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës);
Forumi Rinor i PD-së.
 
Moderator:      Elton Rukaj, Ligjërues në Universitetin Europian të Tiranës.