SHBA - Presidenti Barack Obama ka mbajtur një fjalim para Kongresit Amerikan duke u fokusuar në planet e tij për rigjallërimin e ekonomisë së brishtë. Obama tha para ligjvënësve dhe audiencës televizive se po përpiqet të adresojë të gjejë zgjighje për çështje delikate si emigracioni, apo kontrolli i armëve, që kohët e fundit në SHBA ende vazhdojnë masakrat nga përdorimi pa kriter i armëve.

Presidenti tha se pas disa viteve të një recensioni ekonomik gjendja e vendit po përmirësohet, ku janë krijuar shumë vende të reja pune dhe tregu i aksioneve është rigjallëruar. Ai shtoi se detyra e mandatit të ri 4 vjeçar është “ringjallja e motorit të vërtetë të rritjes ekonomike të SHBA-s si dhe një rritje për klasën e mesme.”

Gjithashtu bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë legjislacionin për të investuar në projekte për të rritur ekonominë, përfshirë infrastrukturën dhe arsimin. Ai theksoi se do të punojë për shumicën dhe se preferon një qeveri të zgjuar për të punuar mbi interesat e kombit.

Presidenti Obama tha se vendi është i kërcënuar nga sulme të shpeshta kibernetike dhe se ligjvënësit duhet të miratojnë legjislacionin e nevojshëm për të mbrojtur vendin nga sulme të tilla.

Ndërsa lidhur me Afganistanin, tha se shumica e forcave amerikane që shërbejnë momentalisht atje do të kthehen në atdhe brenda një viti.

Obama nuk ka lënë pa përmëndur edhe Korenë e Veriut se testet nukleare të saj janë një kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arenën ndërkombëtare dhe ka përsëritur për një zgjidhje diplomatike të çështjes mbi programin bërthamor të Iranit.

Kushtetuta amerikane thotë se presidenti i SHBA-s duhet të informojë Kongresin mbi gjendjen e vendit në mënyrë të vazhdueshme.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)