Ekipet e shpëtimi përballur me shkatërrime masive dhe vështirësi komunikimi po bëjnë përpjekje për të gjetur të mbijetuar pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter që ka shkaktuar më shumë se 2 000 të vdekur dhe 4 000 të plagosur në Nepal.
Në Everest, ku tërmeti ka shkaktuar një ortek të përgjakshëm, 17 të vdekur janë konfirmuar sot, dhe ky bilanc pritet të rëndohet.
BERGEN (Gjermani) - Gjermania shënon 70-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Bergen-Belsen. Në mesditë, presidenti francez, François Hollande, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, marrin pjesë në ceremonitë në NATZWILLER me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të kampit Struthof në Alsace.
ICILACAP (Indonezi) - Indonezia duket e vendosur për kryer ekzekutimin e tetë të dënuarve me vdekje për trafik droge, pavarësisht dënimeve ndërkombëtare. Por francezi, Serge Atlaoui, i dënuar me vdekje në vitin 2007 për trafik droge, është hequr nga lista e ekzekutimeve në momentin e fundit pas presioneve ët vazhdueshme diplomatike nga Parisi.
TË TJERA
SANAA/ADEN/RIAD - Thirrjet për rifillimin e dialogut janë shtuar në Jemen, ku sulmet e koalicionit nën drejtimin e Riadit kundër rebelëve shiitë dhe luftëtarëve të Huthis dhe mbështetësve të presidentit, Abd Rabbo Mansour Hadi vazhdojnë duke shkaktuar brenda 24 orëve të paktën 90 të vdekur.
LA ENSENADA (Kili) - Pjesa jugore e Kilit në alarm, pas dy shpërthimeve të dhunshme që kanë zgjuar vullkanin Calbuco, duke shkaktuar evakuimin e rreth 6 000 personave.
ASTANA - Kazakistani zgjedh presidentin gjatë zgjedhjeve të parakohshme të thirrura në sfondin e vështirësive të mëdha ekonomike që drejtuesi në ikje, Noursoultan Nazarbaiev është pothuajse i sigurt se do t'i fitojë për të pestën herë.
BOSTON - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pret kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
PARIS/HAGË/BRUKSEL - Vazhdon hetimi pas shkatërrimit të një rrjeti të madh të trafikut të mishit të kalit në Evropë, pas arrestimit të 26 personave, kryesisht në Francë./
/atsh/