Azerbajxhan, Meta: Pas TAP-it
marrëveshje të tjera bashkëpunimi

Azerbajxhan, Meta: Pas TAP-it<br />marrëveshje të tjera bashkëpunimi
BAKU - Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta përshëndet stafin akademik dhe studentët e Baku State University. Gjate qëndrimit në Azerbajxhan, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe delegacioni parlamentar shqiptar i përbërë prej Luan Rama dhe Ben Blushi u pritën në Universitetin Shtetëror të Baku (BSU) nga Rektori Abel M. Maharramov.

Meta shoqërohej gjithashtu edhe prej Rektorit të Universitetit Politeknik të Tiranes, Jorgo Kaçani.

Kryetari i Kuvendit Meta u njoh me ambientet e ndryshme dhe kapacitetet teknike të BSU dhe u takua me stafin akademik dhe studentë të universitetit. Gjatë vizitës Meta theksoi se me forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, rritja e bashkëpunimit arsimor ka një rëndësi të veçantë, pasi sipas tij arsimi është promotor i fortë i të ardhmes ekonomike të të dy vendeve, që Meta i cilësoi mike.

ilir meta azerbajxhan

Nëshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes BSU dhe Universitetit Politeknik të Tiranës
Me praninë e delegacionit parlamentar shqiptar dhe stafit akademik u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit mes Universitetit Shtetëror të Baku (BSU) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës nga Rektorët Abel Maharramov dhe Jorgo Kaçani. Me nënshkrimin e memorandumit, dy universitetet kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin shkencor dhe arsimor përmes shkëmbimeve studentore dhe akademike, simpoziumeve dhe seminareve të përbashkëta. Gjithashtu dy universitetet do të bashkëpunojnë në fushat e hidrologjisë, inxhinierisë, kimisë, sizmologjisë dhe studimeve mjedisore.

ilir meta azerbajxhan

Meta: Azerbajxhani, vend mik i Shqipërisë
Duke vlerësuar memorandumin e mirëkuptimit dhe nivelin e bashkëpunimit mes dy universiteteve, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po rritet.

“Ndoshta shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar edhe më parë, që dikur ky territor quhej Shqipëria e Kaukazit, që do të thotë se ka një lidhje shumë te hershme mes popujve tanë dhe jam i sigurt se azerbajxhanasit që kanë vizituar Shqipërinë kanë vënë re ngjashmëritë e shumta që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë. Por gjithashtu vizita jonë flet për një dinamizëm të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ne do të forcojmë marrëdhëniet tona për një perspektivë të re mes dy vendeve dhe popujve.” tha Meta

ilir meta azerbajxhan

Meta: Nëpërmjet TAP-it ju do të sillni zjarr edhe në vendin tonë
Duke u ndalur tek projekti i gazsjellësit TAP, Meta e cilësoi këtë si një projekt vital në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin Shqipëri-Azerbajxhan. Kreu i Kuvendit saktësoi se TAP do të bëjë të mundur sigurinë energjetike edhe në Europë.

Në këtë kontekst Meta e cilësoi Azerbajxhanin si vendin e zjarrit për shqiptarët, duke shtuar se “nëpërmjet TAP-it ju do të sillni zjarr edhe në vendin tonë”

Meta tha ndër të tjera se rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve është gjithnjë në rritje, ndërsa nënvizoi se investime azere po bëhen në industrinë e naftës, infrastrukturë dhe energji.

“Pa asnjë dyshim, projekti TAP do të luajë një rol tepër vital në këtë drejtim. Është një projekt strategjik për dy vendet tona dhe për Shqipërinë në veçanti, sepse Shqipëria është një pjesë shumë vitale e këtij gazsjellësi që niset nga Shah Deniz dhe përfundon në BE. Ky projekt do të rrisë edhe më tej sigurinë energjetike në Europë. Gjithashtu dy vendet tona, siç edhe e diskutuam gjatë takimeve me Presidentin Aliyev, me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrit, do të punojnë ngushtë për një tjetër projekt madhor për Shqipërinë, që është gazifikimi i vendit. Gjithashtu, dy vendet tona janë të vendosura që të punojmë bashkë edhe në fusha të tjera të rëndësishme, si në infrastrukturë dhe energji. Aktualisht ka kompani azere që po investojnë në industrinë e naftës, ndërkohë që në të ardhmen do të bashkëpunojmë në fushën e turizmit, agrikulturës dhe fusha të tjera. Shqipëria është një vend i sigurt, është prej 4 vitesh tashmë një vend i NATO-s. Pak muaj më parë ne morëm statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian dhe ne gëzojmë një pozicionim strategjik në rajonin tonë. Shqipëria siguron potenciale të mëdha për investitorët aferë. Nuk dua t’ju marr shumë kohë, por dua t’iu them se Azerbajxhani nuk është toka e zjarrit vetëm për azerët, por edhe për shqiptarët. Sepse nëpërmjet TAP-it ju do të sillni zjarr edhe në vendin tonë.” nënvizoi kreu i Kuvendit

ilir meta azerbajxhan

Meta: Marrëveshja arsimore, bën më solide marrëdhëniet tona
Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, Meta u shpreh se kjo do të bëjë akoma dhe më solide marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Gjatë, takimit me Presidentin Aliyev biseduam dhe ramë dakord që t’i japim përparësi bashkëpunimit në fushën e arsimit. Unë e informova Presidentin për vizitën që do të bëja në universitet dhe për projektet tona për të thelluar bashkëpunimin mes Universitet Shtetëror të Bakusë dhe Universitet Politeknik të Tiranës. Shkëmbimet mes studentëve dhe mësuesve do të jenë shumë të dobishme në mënyrë që popujt tanë të njohin më mirë vendet respektive. Ne urojmë që investitorë të rinj nga Azerbajxhani të vijnë në Shqipërisë, sepse ju jeni në një proces zgjerimi të investimeve tuaja nëpër botë, në veçanti në vendet mike dhe dua t’iu siguroj se Shqipëria është një vend mik i Azerbajxhanit. Ne e mbështesim njëri-tjetrin në çdo forum dhe organizatë ndërkombëtare. U jam shumë mirënjohës dhe përmes këtij bashkëpunimi midis dy universiteteve dhe në fushën arsimit, do t’i bëjmë më solide marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë në terma afatgjatë dhe në një mënyrë të zgjuar falë edhe dedikimit tuaj. Ju falënderoj për kohën dhe shpresoj të shoh sa më shumë prej jush në Tiranë.” tha Meta

ilir meta azerbajxhan

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim